📣 LAJM I BEKUAR PËR KOMUNITETIN TONË ORTHODOKS ☦️
Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin, besimtarë, miq dhe dashamirës të faqes sonë,
Duke ju uruar të gjithëve një Kreshmë të mbarë, të bekuar dhe shpirtërisht të frytshme, dëshirojmë të ndajmë me ju një lajm të shumëpritur. 🙏
Me gëzim të madh, me dëshirë të sinqertë dhe me hirin e Zotit, ju njoftojmë se është krijuar Orthodox Albanian Community Canada, një nismë për të bashkuar komunitetin tonë orthodoks shqiptar në Kanada në frymë besimi, dashurie dhe shërbimi ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit.
Kjo nismë është ndërmarrë me iniciativën e disa besimtarëve orthodoksë me banim në Toronto, me dëshirën për të forcuar lidhjet tona shpirtërore, për të ruajtur traditën tonë të shenjtë ortodokse dhe për të ndërtuar një komunitet të bashkuar në Krishtin.
Gjithashtu, kemi krijuar edhe faqen tonë të internetit, e cila është ende në hapat e saj të parë
orthodoxalbcan.org
Nëpërmjet saj, anëtarët do të mund të marrin informacione mbi ngjarjet, takimet dhe të rejat e komunitetit tonë, si edhe mbi veprimtari dhe iniciativa të tjera që lidhen me jetën shpirtërore dhe kulturore të komunitetit tonë.
Ftojmë me dashuri të gjithë anëtarët e faqes që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme të bukur të na kontaktojnë në email:
📧 orthodoxalbcan@gmail.com
Na shkruani që t’ju shtojmë dhe t’ju ftojmë në takimin tonë të radhës, ku së bashku do të ndajmë mendime, ide dhe hapa për rrugëtimin e këtij komuniteti.
Zoti e bekoftë këtë fillim të ri dhe gjithë komunitetin tonë orthodoks shqiptar në Kanada! U bëftë vullneti i Tij!☦️🙏
_________________
📣 BLESSED NEWS FOR OUR ORTHODOX COMMUNITY ☦️
Dear brothers and sisters in Christ,
We wish you all a blessed and spiritually fruitful Lent. 🙏
With great joy and by the grace of God, we announce the creation of the Orthodox Albanian Community Canada, an initiative to bring together the Albanian Orthodox community in Canada in a spirit of faith, love, and service to God and one another.
This initiative was started by several Orthodox faithful living in Toronto with the desire to strengthen our spiritual bonds and preserve our holy Orthodox tradition.
We have also created our website, which is still in its early stages:
orthodoxalbcan.org
We warmly invite anyone who would like to become part of this initiative to contact us at:
📧 orthodoxalbcan@gmail.com
Write to us so we can invite you to our next meeting and share ideas for the future of this community.
May God bless this new beginning and the entire Albanian Orthodox community in Canada! Amen! ☦️🙏
Alqi Karanxha / Kanada
Newsin.Al
