Korçë
Internet falas në dy prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit.
Një lajm i shumëpritur ky, i njoftuar nga faqja zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Sotiraq Filo!
Tashmë, banorët dhe vizitorët mund të përfitojnë Wi-Fi falas në Zonën Këmbësore dhe në Sheshin para Katedrales, duke qëndruar të lidhur në çdo moment.
Ky investim realizohet në kuadër të iniciativës #WiFi4WB, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, e zbatuar nga GIZ në kuadër të projektit EU4Digital, me Vodafone Albania si zbatues teknik.
Një tjetër hap drejt një Korçe më moderne dhe me më shumë shërbime cilësore për banorët dhe vizitorët.
#WiFi4WB #EU4Digital #GIZ
#VodafoneAlbania #Korça

@NewsIn.Al