Home Aktualiteti 100.000 euro kushton jeta e njeriut…Nuredin Dumani vendosi të bashkëpunojë me policinë,...

100.000 euro kushton jeta e njeriut…Nuredin Dumani vendosi të bashkëpunojë me policinë, duke dëshmuar për bashkëpunëtorët e tij kriminelë.

Pas disa kohësh në qeli, Nuredin dumani vendosi të bashkëpunonte me policinë, duke dëshmuar gjithçka për bashkëpunëtorët e tij kriminalë.

Dëshmia e tij ka vendosur autoritetet në lëvizje, duke firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle. Mësohet se Dumani  ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.
Në operacionin e ndërmarrë nga SPAK, deri më tani janë arrestuar 10 persona, 2 prej të cilëve në Tiranë. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën (në kërkim), Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë shkatërruar 8 grupe kriminale. Nga dosja hetimore janë zbuluar detaje të forta nga dëshmia e Nuredin Dumanit.

Ky i fundit ndodhet prapa hekurave i akuzuar për vrasje, mirëpo pas dëshmisë së Dumanit janë zbuluar implikime të tjera të tij. Sakaq, Dumani ka treguar detaje edhe mbi një porosi vrasje, e cila nuk u çua asnjëherë deri në fund. Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.

Mësohet se ndër të tjera Dumani ka thënë se edhe pse është paguar nga Ervis Martinaj ai nuk donte të vriste Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro.

Endrit Dokle është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

@NewsIn.Al

Exit mobile version