11 SHPREHJE TË MENÇURA TË KOLONJARËVE
1. Shit kalin e shkollo djalin. KOLONJË
2. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
3. Pyet detin, sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
4. Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
5. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
6. Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
7. Gunë e huaj s’të mban ngrohtë. KOLONJË
8. Zër zanatin dhe vere në strehë. (Leskovik)
9. Ndryshe thuhej: Në ta mban, ja ku është Kolonja!
10. Më mirë pesë sot se dhjetë mot. (Leskovik)
11. Ka hesap udha e Kolonjës. (Korçë)
Në kohë të mëparshme rruget e krahinës së Kolonjës ishin të rrezikshme e gjindeshin shpesh nën kërcnimin e kacakëve. Për këtë arsye çdo udhëtar që do të kalonte nëpër ato rrugë e bente hesap fort udhën e bëhej me shokë e armatosej mirë per t’i bërë ballë çdo rreziku.
Kështu edhe për t’i hyre një pune të vështirë duhej menduar më parë për të marrë të gjitha masat.

Fshati Milec/Kolonjë
@NewsIn.Al
