Home Aktualiteti 14 vite pritje. 100 përballje. Një rivalitet që e ka kaluar futbollin....

14 vite pritje. 100 përballje. Një rivalitet që e ka kaluar futbollin. ⚒️ Millwall vs West Ham

Përtej ndeshjeve të mëdha që luhen nesër, ajo që pritet të tërheq vëmendjen nesër është sfida mes Millwall Athletic 🆚️ West Ham United. Një nga derbet e shumta të Londrës, por ndoshta më i ndezuri dhe që rikthehet të luhet pas 14 vitesh.

Në vitin 1885, u themelua Millwall Rovers, nga punëtorët kryesisht irlandez dhe skocez të fabrikës së konservave J.T. Morton në Isle of Dogs. Dhjetë vite më vonë, në 1895, pak kilometra larg u krijua Thames Ironworks FC, skuadra që më vonë do të bëhej West Ham United. 🏭

“The Dockers Derby” lindi si një rivalitet ekonomik mes punëtorëve dhe kompanive por që më u kthye edhe në rivalitet sportiv. 🌁

Derbi i parë u luajt në vitin 1897, në një miqësore ku Millwall fitoi 2–0 para rreth 1,200 tifozëve.🤩 Ndërsa ndeshja e parë zyrtare mes Millwall Athletic dhe Thames Ironworks u luajt më 9 dhjetor 1899.

Por rivaliteti u bë më i ndezur për një arsye jo sportive. Në majin e vitit 1926 punëtorët londinez shpallin një grevë të përgjithshme kundra qeverisë. Tifozët e Millwall shkojnë në punë duke tradhëtuar grevën dhe duke ndezur rivalitetin. Edhe pse për shumë ky ishte vetëm një arsye për të ndërtuar rivalitetin. Sepse nga 2000 punëtor të Morton vetëm 7 shkuan në punë.

Në vitet ’70-’80 dy skuadrat kishin dy nga grupet më të forta huligane në Angli dhe sa herë skuadrat ndesheshin, përplasjet nuk mungonin madje as viktimat.

Në vitin 1976 mbeti i vrarë Ian Pratt, tifoz i Millwall ndërsa në vitin 1986 u vra Terry Bruns, 19 vjeçar dhe tifoz i West Ham.

Përplasja e fundit e madhe ishte ajo e 25 gushtit 2009 kur pati një përplasje masive, me tifoz që zbritën në fushë.

Nesër do të luhet derbi numër 100 ndërsa deri tani statistikat favorizojnë Millwall.

🔵 Millwall: 38 fitore
⚒️ West Ham: 34 fitore
🤝 27 barazime

Nesër autoritetet kanë përgatitur masa të shtuara sigurie dhe policia metropolitane ka parashikuar rreth 400 efektivë për menaxhimin e situatës rreth stadiumit dhe zonave të tifozëve.

14 vite pritje. 100 përballje. Një rivalitet që e ka kaluar futbollin.

⚒️ Millwall vs West Ham 🔵
The Dockers’ Derby is back!

@NewsIn.Al

Exit mobile version