14 Vjetori i Themelimit të Lozhës së Madhe të Shqipërisë
Çdo njeri mund të punojë me ndershmëri, përkushtim dhe vullnet për të përmirësuar jetën e vet dhe të familjes së tij. Njerëzit mund të bashkohen në grupe për të ndikuar në mjedisin shoqëror, në bashkësi apo për të mirën e kombit.
Por për të ngritur vepra të mëdha, për të mirën e njerëzimit dhe për lavdinë e Arkitektit të Madh të Gjithësisë, duhen burra të mirë, që bashkohen si hallka të një zinxhiri të fortë dhe të ndriçuar.
Nën këtë frymë të lartë bashkimi, në ditën e 14 të Tetorit të vitit 2011, u vendos Gur Themeli në ndërtimin shpirtëror të vendit tonë dhe u themelua Lozha e Madhe e Shqipërisë, juridiksioni i vetëm Masonik në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjatë kësaj fundjave, vëllezërit përkujtuan dhe falënderuan MMP Elton Çaçi Mjeshtrin e Madh Themelues, MMP Piro Dode Mjeshtrin e Madh të Dytë dhe MMP Aleko Poshnjari Mjeshtrin e Madh të Tanishëm të Lozhës së Madhe të Shqipërisë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, në ofrimin e Ndihmës, të Dashurisë Vëllazërore dhe të Vërtetës, Parimet Themelore të Masonerisë së Lirë Universale.
Qoftë Drita e Arkitektit të Madh të Gjithësisë udhërrëfyes i përhershëm i Lozhës së Madhe të Shqipërisë, që ajo të vazhdojë të përhapë Dritë, Dashuri dhe Harmoni midis njerëzve!
Gëzuar Vëllezër!
• • •
The 14th Anniversary of the Consecration of the Grand Lodge of Albania
Every person can work with honesty, dedication, and willpower to improve their own life and that of their family. People may unite in groups to influence their social environment, their community, or for the good of their nation.
But to labor upon the great designs of the Grand Architect of the Universe, for the good of humanity and the glory of His eternal Light, it takes good men, joined together in harmony and purpose.
In this elevated spirit of unity, on the 14th day of October 2011, the Cornerstone was laid in the spiritual edifice of our nation, and the Grand Lodge of Albania was founded, the sole Masonic jurisdiction throughout the territory of Albania.
During this weekend, the Brethren commemorated and expressed their gratitude to MW Bro. Elton Çaçi, Founding Grand Master; MW Bro. Piro Dode, Second Grand Master; and MW Bro. Aleko Poshnjari, the Current Grand Master of the Grand Lodge of Albania, for their enduring contribution in upholding the principles of Relief, Brotherly Love, and Truth, the Fundamental Pillars of Universal Freemasonry.
May the Light of the Grand Architect of the Universe be the eternal guide of the Grand Lodge of Albania, that it may continue to spread Light, Love, and Harmony among men!

Armand Zoga _ Angli
@NewsIn.Al