Home Aktualiteti 2 Gusht 1967 – Thyerja e Burgut famëkeq të Burrelit!

2 Gusht 1967 – Thyerja e Burgut famëkeq të Burrelit!

Screenshot

 2 Gusht 1967 – Thyerja e Burgut famëkeq të Burrelit!

Përkujtojmë me nostalgji, një nga ngjarjet më të guximshme të qëndresës antikomuniste në Shqipëri: thyerjen e Burgut të Burrelit, më 2 gusht 1967.

Në kete datë , tre të burgosur politikë – Adem Allçi, Dhori Grinjoti dhe Sazan Hadëri – ndërmorën një akt të rrallë guximi, duke arritur të çajnë rrethimin e një prej burgjeve më të sigurta dhe më famëkeqe të diktaturës komuniste.

Burgu i Burrelit ishte simbol i terrorit të regjimit bolshevik komunist. Aty u mbajtën për dekada intelektualë, klerikë, ushtarakë, nacionalistë dhe kundërshtarë politikë të regjimit komunist. Shumë prej tyre humbën jetën nga torturat, uria, sëmundjet dhe trajtimi çnjerëzor.Shume prej të cilëve nuk u janë gjetur ende eshtrat.

Thyerja e burgut nuk ishte thjesht dhe vetëm një tentativë arratisjeje, jo dhe jo. Ajo ishte një akt i pastër sfide ndaj diktaturës, një dëshmi se dëshira për liri nuk mund të burgosej, pavarësisht telave me gjemba, apo dhunës së regjimit. Nuk mund te burgosje për jetë shpirti i një populli të etur për liri.

Edhe pse arratisja nuk solli lirinë për protagonistët, ajo mbeti një simbol i rezistencës dhe i dinjitetit njerëzor përballë një sistemi që kërkonte të shkatërronte çdo shpresë dhe cdo ënderr të popullit.

Sot, 59 vjet më pas, nderojmë me respekt Adem Allçin, Dhori Grinjotin dhe Sazan Hadërin, si edhe të gjithë ata burra e gra që vuajtën në burgjet dhe kampet e diktaturës vetëm sepse besonin te liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor.

Lavdi qëndresës së tyre!
Nderim përjetë për të gjithë të përndjekurit politikë të regjimit gjakatarë komunist! (Avni Doçi)

Adem Allçi

Dhori Grinjoti

(Dhori ‘Faqja’) 

@NewsIn.Al

Exit mobile version