Home Aktualiteti 32 euro komision për tërheqjen e 200 mijë lekëve të vjetra.

32 euro komision për tërheqjen e 200 mijë lekëve të vjetra.

Screenshot

32 euro komision për tërheqjen e 200 mijë lekëve të vjetra.

Një rast që ngre pikëpyetje mbi komisionet bankare që përballen turistët e huaj në Shqipëri.

Giulia Gaido 24 vjeçe, një turiste italiane e ardhur në Vlorë nga Torino, ka mbetur e habitur pasi, për tërheqjen e 200 mijë lekëve të vjetra, i është aplikuar një komision prej 32 eurosh.

Ajo e konsideron këtë një absurditet.

Edhe pse nuk dëshiron të prononcohet në një intervistë para kamerës, Xhulio ka dhënë dakordësinë për t’u fotografuar dhe për të treguar eksperiencën e saj.

Ajo shprehet se ka udhëtuar në shumë vende të botës, pasi i pëlqen të vizitojë vende dhe kultura të ndryshme jashtë Italisë.

Sipas saj, gjatë udhëtimeve të saj nuk është përballur më parë me një situatë të ngjashme, ku një tërheqje parash të shoqërohej me një komision kaq të lartë.

Rasti bëhet edhe më i diskutueshëm nëse shtrohet pyetja: nëse për tërheqjen e 200 mijë lekëve të vjetra komisioni është 32 euro, sa do të paguante një turist nëse do t’i duhej të tërhiqte 2 mijë euro?

Komisionet bankare dhe kostot e shërbimeve financiare janë një element që mund të ndikojë drejtpërdrejt në eksperiencën e turistëve të huaj.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj për plazhet, natyrën dhe kulturën e saj, por raste të tilla mund t’i bëjnë turistët të mendojnë dy herë përpara se të rikthehen për një vizitë të dytë.

Pyetja mbetet: A janë këto komisione të arsyeshme për turistët që zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimesh?

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version