“Në atentatin ndaj ‘Julit të Pashakos’ morën pjesë tre persona, dy prej tyre qëlluan”- Gazetarja zbulon detaje: Autorët kishin parkuar makinën dhe po e prisnin! Çfarë deklaroi 45-vjeçar në polici
Një ditë pas atentatit në Lushnje ndaj Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos” nuk ka ende asnjë informacion mbi autorët. Panorama Online siguroi një foto, ku shihen dy persona, të cilët qëllojnë në drejtim të makinës së 45-vjeçarit…
Një ditë pas atentatit në Lushnje ndaj Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos” nuk ka ende asnjë informacion mbi autorët. Panorama Online siguroi një foto, ku shihen dy persona, të cilët qëllojnë në drejtim të makinës së 45-vjeçarit.
Gazetarja Xhensila Kodra thotë se “autorët kanë qenë tre, dy prej tyre kanë qëlluar, ndërsa njëri ishte shofer”, ndërsa thekson se “ata kanë qëndruar me makinë të parkuar duke pritur objektivin”.
Sipas gazetares nga ekspertimi rezulton se në anën e shoferit, “është qëlluar me tetë plumba” dhe se “plaga në këmbë nuk ishte e shkaktuar nga arma e zjarrit, por ishte e shkaktuar nga ashklat e armës së zjarrit”.
Ndërkohë në dëshminë e tij, 45-vjeçari Sulo ka deklaruar se “ishte duke mbledhur disa fonde për të ndihmuar një fëmijë me probleme”.
Ngjarja
Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.
@NewsIn.Al

