Edhe 7 ditë na ndajnë nga marrja zyrtarisht e pushtetit në SH. B. Amerikës nga Trump. Premtues për një pjesë relativisht të konsiderueshme të popullit të vet por edhe të popullsisë globale, por nga ana tjetër për një pjesë po aq të madhe – problematik – përforcuar kjo edhe nga deklaratat e tija dhe ndërhyrjet “brutale” (nëse i shohim nga këndvështrimi i demokracive Evropiano Perëndimore) ndaj forcave politike si dhe shteteve duke rrezikuar haptazi “paqen” globale.
Përpjekjet e Amerikës për të ndaluar ekspansionin kinez, nuk janë të tanishme por shumë përpara edhe qeverisjes së parë Trump. Kontrolli mbi rrugët detare, kontrolli mbi burimet e lëndëve të para janë jetike për çdo shtet e aq më tepër për një superfuqi e cila karakterizohet e tillë pikërisht nga këto aspekte – forca ushtarake është pasqyrë e këtyre zotërimeve.
Në ne ç’ndodh?!
Sa ndikon kjo në prag të zgjedhjeve?
A ngelën pas në garën për tju afruar fitimtarit Trump, për të shprehur admirimin, etj garanci që të qëndrojnë ose afrohen në pushtet. Cilat janë përmasat e përpjekjeve për tu bërë kanakarët e rinj ose për të garantuar bashkëpunimin me Sorosin e djathtë. Rajoni si do ndryshojë do respektohen kufijtë, a do vazhdojë të shfrytëzohet për politika tensioni.
Një gjë ngelet e qartë, bota nuk i shmanget rregullit universal të dualizmit e as tendencës për ekspansion të njërës ndaj tjetrës, të tjerët sa kohë nuk zgjedhin anë nuk ndikojnë dot as si forcë rregullatore e ekuilibruese.
To be continued…
