Falë rritjes së aftësive dhe kapaciteteve të Forcës Detare dhe mbështetjes së vyer të Norvegjisë, Shqipëria bëhet anëtari i 98-të i Organizatës Ndërkombëtare të Hidrografisë, IHO.
Pas një pune disavjeçare, kapitenët e anijeve kanë një pamje më të qartë të bregdetit shqiptar, çka rrit trafikun detar në ujërat tona.
Tashmë hartat detare të prodhuara nga Shërbimi Hidrografik i Forcës Detare do të njihen zyrtarisht për cilësinë dhe standardet e tyre, njëlloj si ato të vendeve të tjera anëtare të IHO.
. Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë
Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, pas shumë viteve punë të vazhdueshme. Organizata njoftoi pranimin e aplikimit të Shqipërisë, duke e b ërë atë anëtaren e 98-të, pas vlerësimit të rezultateve të arritura ndër vite në Shërbimin Hidrografik të Forcës Detare, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve, cilësinë dhe standardet e shërbimit. Ky anëtarësim është i rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të cilësisë së sigurisë së lundrimit në hapësirën detare të Shqipërisë duke dhënë një kontribut edhe në rritjen e trafikut detar në ujërat tona. Tashmë hartat detare të prodhuara nga Shërbimi Hidrografik shqiptar do të njihen zyrtarisht për cilësinë dhe standardet e tyre ashtu si edhe ato të vendeve të tjera anëtare të IHO. Efektive dhe të domosdoshme rezultuan edhe kapacitetet e ngritura në Shërbimin e Forcës Detare edhe nëpërmjet programit ALNOHIP me qeverinë Norvegjeze. Produktet e certifikuara hidrografike dhe me standarde janë një kontribut i drejtpërdrejtë në sigurinë lundrimore, zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit.
Organizata Ndërkombëtare e Hidrografise (IHO) është përgjegjëse për vlerësimin dhe studimin hidrografik të oqeanit botëror si dhe për përcaktimin e standardeve të hartave detare. Krijuar në vitin 1921, IHO promovon uniformitetin e hartave detare dhe dokumenteve hidrografike.

@ 
@NewsIn.Al
