Morali i rradhës, në moçalin e madh të “luksit” ku jetojmë!
Duhej që një vajzë fshatare e martuar me mblesëri në moshë shkollore, të “përdhunohej” e keqtrajtohej nga të afërmit e burrit emigrant, që moralistët, analistët, intelektualistët, parimoristët, mallistët e byroistët të ngriheshin njëzëri, grusht bashkuar rreth moralit tonë europianist, për të dënuar veprimin injorant të turmës së ndërsyer, ndaj krevatit që “përkëdhelte” pa lejën e tyre çiftin nudist…
“Iste” pafund, të “istëve” me kollate dhe kostum. Përse? Çfarë duket jashtë të përditshmes këtu? Sa nga këta moralistë, apo moraliste kanë bredhur fshatrave e të shikojnë jetën mizerabël që bëjnë këto vajza dhe familje, të cilave meshkujt dhe burrat ja u ka përpirë emigracioni…që ora ka ndalur, shkolla po e po, jeta normale, kultura, mirëqënia as që imagjinohen…Çfarë të bëjnë?! Si të veprojnë???
Të gjithë janë pa faj, sepse dhe faji vetë ul kokën para ketyre njerëzve!
Ku ndahet faji nga morali? Asgjëkundi…të dyja ligjërojnë njëra tjetrën!
Ndaj lëreni moralin…kalojeni në heshtje. Doni, apo nuk doni ju të gjithë kemi vënë një dorë, për të ndërtuar këtë model jete në Shqipëri.
Prandaj ju drejtohem “istave” pafund…lerini në hallet e tyre…mjerimi është shumë më shumë se kaq…nuk është vetëm kafshata e gojës!
Ju në rregull jeni…ngjarje të tilla ky “stan” i braktisur gjithmonë do të prodhojë. Ju gati bëni projektet, rrëmbeni paratë dhe ligjëroni nëpër simpoziume dhe ekrane për të drejtat dhe moralin…jeta vazhdon, kutitë e votimeve mbushen…shoqëritë civile funksionojnë…fonde ka, protesta po, altoparlantet kalojnë dorë më dorë…
Kaq është…jeta vazhdon, parlamenti po, komisionet po, emisionet po, analistat po e po…kjo është jeta jonë:
“Të përputhur” kudo!
Ilir Jano
@NewsIn.Al
