Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKëshillë nga Evi Kokalari: Vini prezervativ kur bëni seks...vetëm 45 sekonda kohë...

Këshillë nga Evi Kokalari: Vini prezervativ kur bëni seks…vetëm 45 sekonda kohë iu merr

Pas shpërthimit të saj në politikë që në fillim të lëvizjes së rithemelimit të PD, Evi Kokalari tregon për dijet e saj në marrëdhëniet seksuale.

Debati për abortin nuk është vetëm social dhe ekonomik, por edhe politik. Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë është shprehur kundër vendimit të Gjykatës Supreme që e heq abortin si të drejtë kushtetuese të grave.

Ajo bazohet te mundësia ekonomike dhe problemet sociale ku mund të ndodhen shumë gra dhe të drejtën e tyre për të vendosur.

Ristani tha në “Open”  se shumica grave nuk i kanë mundësit për të shkuar në një vend tjetër në kushte të rehatshme për të abortuar.

Ndërkohë Evi Kokalari, në lidhje “Skype” nga SHBA tha se kjo është hipokrizia më e pastër e majtistëve.

Anuela Ristani: Të dhënat tregojnë që realisht shumica e grave nuk e kanë mundësinë që të shkojnë në një vend tjetër në kushte të rehatshme për të abortuar. Një grua që ndodhet në një situatë të dëshpëruar këtë çështjen e të sjellurit të kazusit para administratës së shtetit dhe të priturit që rregullat të ndryshojnë është pak luks për shumicën e grave të cilat ndodhen në situata të tilla me një shtatzëni të padëshiruar.

Evi Kokalari: Zonja flet për pamundësinë financiare të një femre për të shkuar në një shtet tjetër, ndërkohë që 5 minuta përpara ia hoqi çdo të drejtë mashkullit, që është pjesë, që pa mashkullin nuk mund të ketë embrion. Këtu ka një gjë që nuk është logjikë e balancuar dhe këto arsyet jo po ka para, jo po s’ka para…

kur s’ke para 45 sekonda të merr për të përdorur një prezervativ, nuk është ndonjë problem shumë i madh në qoftë se ti e ke problem që s’ke lekë për të shkuar në një shtet tjetër, d.m.th ti nuk ke lekë as të rrisësh një fëmijë, d.m.th ti po të ngelesh me barrë detyrimisht do ta heqësh fëmijën…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments