Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKur Universiteti të jep diplomë pas përfundimit të masterit profesional me titullin...

Kur Universiteti të jep diplomë pas përfundimit të masterit profesional me titullin ” Mësues” dhe një praktike e shkurtër profesionale , pse duhet të bëhet stazhi ?!

3 vite Bachelor + 2 vite Master + 1 vit stazh + license + portal + 3 muaj prove = MESUES , barazimi me i shpifur qe kam pare ndonjehere si studente e Matematikes. Sikur te mos mjaftonin kaq vite te lodhshme dhe kohe e humbur kot, kurora e mbretit 3 muaj prove… Kam rezervat e mia per te ashtuquajturin “stazh”, kur Universiteti te jep diplome pas perfundimit te masterit profesional me titullin ” Mesues” dhe nje praktike e shkurter profesionale , pse duhet te behet stazhi ?!

Nuk e kuptova kurre arsyen pse behet dhe nuk ma shpjegoi askush qe kam pyetur deri me sot! Kam zgjedhur te studioj mesuesi me shume deshire dhe pasion dhe mezi pres te ushtroj kete profesion te bukur, por dita dites po me shpifet kur shikon keto budalliqe pa mase qe nxjerr shteti jone…. E keni degraduar Arsimin,,, Edhe ankoheni pse nuk ka studente per mesuesi????

Ju vet iu keni vene shkelmin studenteve te mesuesise dhe zjarrin ketij profesioni kaq te bukur , nga i cili rrjedhin gjithe profesionet e tjera. Ulni mesataren se ju ka fajin mesatarja? Ju ka fajin truri juaj bosh … Sistemi arsimor ka mbaruar, te rinjte po ikin, rrini aty pa levizur dhe shkruani udhezime te reja cfare ju vjen nder mend , sa me shume muaj prove edhe ndonje budallik tjeter! …. Per te erdhur keq

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments