Aktori Julian Deda, i njohur edhe për mbështetjen e madhe dhe kontribuese ndaj PD, ka reaguar pas vendimit të selisë blu për të mbështetur kandidaturën e aktorit të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt, diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për kryetar bashkie. Mbaj mend, kur kandidova në primare, një funksionar i lartë, adult dhe injorant aty, më tha: “Nuk do shkojmë në bashki për gallatë”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së”, shkruan Deda.
Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, ai shpreh mbështetjen për kolegun Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë…
@NewsIn.Al