Thursday, October 9, 2025
spot_img
HomeAktualiteti105 vite më parë, në maj 1920 – përfundimisht Korça i takoi...

105 vite më parë, në maj 1920 – përfundimisht Korça i takoi Shqipërisë.

105 vite më parë, në maj 1920 – përfundimisht Korça i takoi Shqipërisë.

Në Kapshticë (kufij me Greqinë), 105 vjet më parë u nënshkrua ai akt që njihet si “Protokolli i Kapshticës”, midis përfaqësuesve të qeverisë greke dhe përfaqësuesve të Parisë të qytetit të Korçës, protokoll që e linte krahinën të pavarur, derisa të shpreheshin Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris, se kujt do t’i përkiste Korça, Shqipërisë apo Greqisë?!
#

Deri në maj 1920 krahina e Korçës administrohej nga Paria e qytetit (e të dy besimeve), përmes një Këshilli vendor, nën mbikqyrjen franceze.
Pas një periudhe të shkurtër autonomie, pas vrasjes të TH. Germenjit nga francezët (1917), u suprimua edhe autonomia, por gjithsesi Paria e qytetit vazhdoi të kontrollonte jetën publike (financat, shkollat, rendin), natyrisht nën mbikqyrjen franceze. Në maj 1920, pasi lufta kishte përfunduar, komanda franceze mori urdhër të kthehej në atdhe.

Çfarë do të bëhej pas largimit të francezëve?
Kujt do t’ia dorëzonin ata qytetin?

Në rrethana të tilla, për të shmangur gjakderdhjen, u rekomandua që palët të nënshkruanin një protokoll të përbashkët, të vlefshëm derisa të shprehej Konferenca e Paqes, se kujt do t’i takonte qyteti. Fati i buzëqeshi Shqipërisë…
Korça kishte grekomanë, që e donin bashkimin me Greqinë, por etnikisht ishte shqiptare.

Për të qenë korekt me historinë, po e shoqëroj me tekstin e plotë të Protokollit:

“Protokolli i Kapshticës”

Ne të nënshkruarit, nga njera ane qeveritari i pergjithshem i Maqedonise Perendimore z. S. Iliaqis dhe nga ana tjeter Eshref Frasheri, drejtor i pergjithshem i Puneve Botore te qeverise te Tiranes, Jorgji Raci, kryetar i Keshillit te Parisë, Pandeli Cali, ish minister shqiptar, Qani Dishnica, antar i Keshillit te Parisë, Nikollaq Zoi, drejtor i Financave dhe kapiteni Selahedin Blloshmi, perfaqesues te qeverise shqiptare, pasi u mblodhen sot me 28 maj 1920, ne Kapshtice, jemi marre vesh per sa vijon:

Me kerkesen e pales te dyte, pala e pare merr pergjegjesine te ndaloje perparimin e ushtrise greke qe po avancon per në Korçe, duke zvendesuar ushtrine francize qe largohet;
Qellimi i ketij ndalimi eshte te lehtesohet marreveeshja ndermjet qeverise greke dhe asaj shqiptare dhe te forcohen marredheniet e fqinjesise te mire ndermjet dy popujve vellezer dhe te evitohet cdo gjakderdhje.

Ne vijim te sa me siper dhe deri sa çeshtja te regullohet, qofte nga Konferenca e Paqes, qofte nga nje marreveshje e drejtperdrejte mes qeverise greke dhe qeverise shqiptare, pala e dyte merr persiper detyrimet qe vijojne:

E para, asnjeri nga greket qe banojne ne territorin qe nuk do te pushtohet nga ushteria greke, nuk do te vuaje çfaredo qofte per ndjenjat e tij.
E dyta, shkollat greke dhe kishat greke do te funksionojne regullisht ne keto territore.
E treta, asnje avancim nuk do te behet nga njera apo tjetra pale matane vijes te kontrolluar nga ushteria greke para luftes te fundit dhe qe fillon nga fshati Slimnice, ne malin Gramoz, ndjek vijen e ndarjes se ujrave ndermjet Devollit te Siperme dhe Aliakmon (Vishtrica) e Lartme dhe kalon ne perendim te fshatit Kapshtice, shkon drejt veriut, duke kaluar nga perendimi i fshatit Vernik. Gjendarmet shqiptare, qe mund te ndodhen matane kesaj vije nga drejtimi i territorit grek, duhet te terhiqen brenda tre diteve nga data e sotme.

Te dy palet kontraktuese japin gjithashtu fjalen se do t’i shtrohen vendimit te Konferences qe do te caktoje perfundimisht vijen e kufirit.

Per vertetim te sa me siper, ky Protokoll u be ne dy kopje origjinale dhe u nenshkrua nga palet kontraktuese dhe nga te pranishmit ne kete marreveshje, zoti Mitropolit i Durresit, i cili ka treguar nje zell te shkelqyeshem per pajtimin e marreveshjen e mire ndermjet te dy popujve vellezer dhe zoti Riza bej Hamza Hurshiti, qe punon me gjithe shpirt per forcimin e marredhenieve greko-shqiptare.

Perfaqesuesit e qeverise greke – S.G.Iliaqis, N.Tripupis

Perfaqesuesit e qeverise shqiptare – Eshref Frasheri, Jorgji Raci, Pandeli Cali, Qani Dishnica, Nikollaq Zoi, Selaudin Blloshmi &j&

Asistuar ne redaktimin e ketij protokolli – Mitropoliti i Durresit, Jakovi dhe Riza H. Hurshiti.#

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments