NËNTOR – IKJA E SHTËRGUT
Bota ka nxjerrë inxhinierë, arkitektë, piktorë, skulptorë, astronomë, strategë e të tjerë e të tjerë që kanë bërë çudira.
Ne kemi nxjerrë Poet sa për të gjithë ata.
Ja një iskër lasgushiane;
Ju më lini të flas unë,
T’u them fjalë vjershërije,
Në bunacë a në furtunë
Të këndoj siç më ka hije.
Hija ime nuk di dhunë,
Di veç frymëzim lirije,
Dhe di punë, vetëm punë,
Mund pa fund për art magjije.
E t’ju them nga ç’pata shkruar
Në kuvend të përvëluar:
Ja! një këngë mjeshtërije,
Ja! një iskër bukurije.
Dhe t’a shoh të pasqyruar
Vetëveten fije-fije,
Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije.
@NewsIn.Al
