Saturday, May 30, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSPAK merr të pandehur kryebashkiaken Majlinda Bufin

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken Majlinda Bufin

SPAK ka finalizuar hetimin ndaj kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, duke e marrë zyrtarisht të pandehur dhe duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme për seancë paraprake.

SPAK e akuzon Bufin sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal – “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike” – një vepër që lidhet me shfrytëzimin e pushtetit vendor për interesa politike dhe jo institucionale, raporton Timoni.al.

Sot, dosja është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme, duke vulosur përfundimin e hetimit dhe kalimin e çështjes në fazën e gjykimit. Kjo do të thotë se SPAK ka mbyllur të gjitha veprimet hetimore dhe ka vendosur se provat janë të mjaftueshme për ta çuar rastin përpara trupës gjykuese.

Majlinda Bufi, një nga emrat e njohur të pushtetit vendor në Roskovec, përballet për herë të parë me akuzë penale të SPAK, çka pritet të krijojë lëvizje të forta politike në qark dhe në nivel qendror.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments