Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPse duhet të linçojmë mjekun 72 vjeçar dhe të mos e...

Pse duhet të linçojmë mjekun 72 vjeçar dhe të mos e lëmë në duart e drejtësisë?

Pse duhet ta linçojmë mjekun 72 vjeçar dhe të mos e lëmë në duart e drejtësisë?

Ka ditë që media e televizionë, meshkuj e femra, të kulturuar dhe parimorë, pacientë apo ish pacientë janë angazhuar në një sulm fejsbukan ndaj mjekut Niko Nunka!

E njoh vetëm si emër doktorin dhe nuk kam asnjë lloj miqësie që të më ketë ndikuar për të shkruar këto fjalë!
Nuk di sa të vërteta janë akuzat dhe as nuk jam i zoti të gjykoj se sa është shkalla e fajësisë, por sigurisht që jam qytetar dhe si i tillë mendoj që është drejtësia ajo që vendos dhw të shpall fajtor!

Normal që e dënoj veprimin nëse ai ka qënë i qëllimshëm dhe e kuptoj gjëndjen e familjes së vajzës, por në botën e qytetëruar “hakmarrjen” dhe dënimin e bën drejtësia, jo linçimi!

Lëreni drejtësinë të flasë… mos “ e vrisni” një njeri pa u bindur në fajësinë e tij!

Mjeku është qytetar korçar dhe si i tillë duhet të gjykohet nëse është fajtor!

Gjithë kjo lukuni akuzash, fyerje dhe denigrim, sa ndikon në mjekët e tjerë që për hir të zanatit të tyre dhe për të mirën e shëndetit tonë mund të përdorin fjalën “e ndaluar” për tu zhveshur?!

Vetëm drejtësia ka të drejtë!

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments