Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“O miko”, debat mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit, çfarë ndodhi mes...

“O miko”, debat mes Ulsi Manjës dhe Niko Peleshit, çfarë ndodhi mes socialistëve

“O miko”, debat mes mënyrës së shprehjes së Ulsi Manjës dhe përgjigjes brenda rregullores së parlamentit nga Niko Peleshi!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk lejoi deputetin socialist, Ulsi Manja të merrte fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend për të bërë një replikë me ish-kryeministrin Berisha.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Manja kishte marrë Ballukun dy ditë më parë në Peshkopi pasi ajo e ka marrë peng përmes një dosje të Oltion Bistrit.

Manja kërkoi për disa minuta fjalën për të bërë një replikë, por Peleshi, nuk e lejoi derisa në foltore doli kreu i grupit të PS-së, Balla.

Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë

Manja: O miko.

Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim zoti Manja është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.

Manja: Ma jep që tani.

Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments