Nga 18-vjeçarja me vilë 1.5 milionë euro në jug, te zyrtari dhe blerjet online/ Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2025? Ja disa nga metodat…
Raporti për pastrimin e parave për vitin 2025 zbulon shtatë mënyra, përmes të cilave është kryer kjo veprimtari e paligjshme.
Sipas raportit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, rezulton se përfitimet më të mëdha janë bërë përmes marketingut online, prej ku janë përfituar rreth 4 milionë euro.
“Njëmbëdhjete shoqëri të regjistruara në Shqipëri, kanë përfituar transferta në vlerë 3,740,000 EUR nga shtete të ndryshme në Europë dhe Azi”, thuhet në raport.
Një tjetër mënyrë është edhe përmes pasurive të paluajtshme, ku bie në sy blerja e një vile në vlerën e 1.5 milionë eurove, në bregdet, nga një vajzë vetëm 18 vjeçe.
Në veprimtarinë e pastrimit të parave rezulton i përfshirë edhe një ish-zyrtar shtetëror, i cili ishte dënuar për shpërdorim detyre.
Tipologjia 1
Përdorimi i llogarive personale për aktivitet tregtar të paregjistruar, i shoqëruar me depozitime të shpeshta
parash.
Shtetasi Shqiptar ka hapur llogari në bankën Z dhe gjatë periudhës 2024–2025, në llogaritë e tij janë
konstatuar depozitime rreth 300,000 EUR nga vetë shtetasi A, ashtu edhe nga disa shtetas të tjerë. Nga
verifikimet e kryera në regjistrin e gjendjes civile rezulton se një pjesë e këtyre personave kanë marrëdhënie
familjare midis tyre, si motër, vëlla dhe kushërinj.
Në vijim janë kryer verifikime të tjera pranë bankave të nivelit të dytë për llogaritë bankare të të gjithë
shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet. Nga këto verifikime rezultoi se gjatë së njëjtës periudhë kohore janë
depozituar, në total, rreth 1,900,000 EUR.
Sipas të dhënave të administruara, skema ka funksionuar si më poshtë:
• Shtetasi A, së bashku me 9 shtetas të tjerë, janë pajisur me karta të parapaguara, të cilat
janë përdorur për blerjen e produkteve të markave të luksit, në shtete të ndryshme.
• Këta shtetas kryenin depozitime në llogaritë e tyre personale ose në llogaritë e njëritjetrit, ndërsa më pas një pjesë e konsiderueshme e fondeve transferohej në karta të llojit
Mastercard.• Nga analiza e përdorimit të këtyre fondeve rezulton se ato janë shfrytëzuar kryesisht për
kryerjen e blerjeve online.
• Përveç depozitimeve, llogaritë bankare janë kredituar gjithashtu me një shumë të
konsiderueshme, rreth 350,000 EUR, si rimbursimi i TVSH-së përmes kompanive “Planet
Tax Frë” dhe “Global Blue Tax Frë”. Edhe këto fonde janë përdorur për kryerjen e blerjeve
të produkteve të markave të ndryshme.
Nga verifikimet e kryera në QKB dhe sistemin tatimor rezulton se shtetasi A ka regjistruar në vitin 2024
subjektin X, me objekt veprimtarie ‘shitje veshjesh online’.
Sipas të dhënave të deklaruara, për vitin 2024 subjekti ka raportuar zero të ardhura, ndërsa në fillim të vitit
2025 aktiviteti është çregjistruar. Gjithashtu, janë kryer verifikime edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë,
nga të cilat rezultojnë të dhëna vetëm mbi statusin e tyre të punësimit.
Nga këto verifikime evidentohet se disa prej tyre kanë qenë të punësuar në të njëjtat shoqëri me aktivitet të
palidhur me veprimtarinë më lart.
Bazuar në dyshimet e krijuara nga analiza e të dhënave, konkretisht:
• Qarkullimi i vlerave të konsiderueshme përmes sistemit bankar, të cilat rezultojnë të jenë
të lidhura me ushtrimin e një aktiviteti të tregtisë online të paregjistruar;
• Përfitimi i rimbursimit të TVSH-së, ndërkohë që nuk rezulton të jetë paguar TVSH për
importin e mallrave në Shqipëri;
• Mungesa e të ardhurave të deklaruara individuale nga shtetasit e përfshirë, të cilat do të
mund të justifikonin depozitimet e kryera,
rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit
Tipologjia 2
Investime në pasuri të paluajtshme me burime fondesh të panjohura ose të pajustifikuara
Shtetasi A përgjatë viteve 2021 – 2025, rezulton i përfshirë në një sërë aktesh noteriale nëpërmjet të cilave
ka përfituar pasuri të paluajtshme në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kavajës.
Fillimisht, në vitin 2021 ka investuar në qytetin e Kavajës ku brenda një periudhë 3 mujore ka blerë
7500 m2 truall kundrejt vlerës 260,000 EUR dhe ka përfituar nëpërmjet dhurimit 1500 m2
. Me tej, në vitit
2022 blerë në zonën e Prezës 8400 m2
me 520 Lekë/m2 . Ndërsa gjatë vitit 2023 – 2025 ka kryer numrin
më të lartë të investimeve, në zonën e Dajtit në Tiranë, ku përmes kontratave të shitblerjes së pasurive të
paluajtshme ka përfituar 56,000 m2
‘tokë arë’ me çmim për m2
që variojn nga 4 – 21 EUR.
Në vijim, përveç anomalisë së mësipërme lidhur me përfitimin e pasurive me çmime më të ulëta se niveli
i tregut, janë konstatuar edhe raste kur këto pasuri janë rishitur brenda një periudhe të shkurtër kohore me
vlera ndjeshëm më të larta.
• Konkretisht, në mars 2022 shtetasi A i ka shitur shtetasit B një pasuri të paluajtshme
të llojit ‘tokë arë’ me sipërfaqe 6,200 m² kundrejt vlerës 423,000 EUR, ndërkohë nga
verifikimet rezulton se vetëm pak muaj më parë e kishte blerë nga një shtetas tjetër në
vlerë 30,000 EUR.
• Po në të njëjtën datë është realizuar edhe një transaksion tjetër i ngjashëm, ku shtetasi
A i ka shitur shtetasit B një pasuri të paluajtshme të llojit ‘tokë arë’ me sipërfaqe 1,850
m² kundrejt vlerës 180,000 EUR, të cilën vetëm pak muaj më parë e kishte blerë vetëm
15,000 EUR.
Gjithashtu, në të njëjtën zonë ku shtetasi A ka përfituar pjesën më të madhe të pasurive me çmime relativisht
të ulëta (4–21 EUR/m²), rezultojnë te jenë kryer dhe transaksione me shoqërinë “X”, nga e cila shtetasi
A, ka blerë pasuri të paluajtshme të llojit ‘tokë arë’ me një çmim dukshëm më të lartë, rreth 75 EUR/m².”
Krahas investimeve të shumta të kryera në cilësinë e individit, nga verifikimet rezulton se shtetasi A ka
regjistruar në vitin 2022 edhe shoqërinë “Beta”, me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit dhe gërmimit,
nëpërmjet të cilës ka përfituar sipërfaqe të konsiderueshme pasurish të paluajtshme në zonat e Petrelës dhe
Mulletit, konkretisht rreth 52,000 m² në Petrelë dhe 16,000 m² në Mullet.
Nga analiza e akteve të blerjes është konstatuar e njëjta anomali në mënyrën e përfitimit të këtyre pasurive
transaksione me çmime tepër të ulëta për m².
Nga analiza e pasqyrave financiare, librave të shitjes dhe blerjes, rezulton se kjo shoqëri, ndonëse e krijuar
rishtazi, ka shfaqur një aktivitet financiar të konsiderueshëm që në vitin e dytë të operimit.
Sipas të dhënave të deklaruara shoqëria Beta:
− Ka raportuar fitime që arrijnë deri në rreth 1,700,000 EUR, ku pjesa më e madhe e tyre është
kaluar në rezerva, ndërsa shpërndarja e dividendit ka qenë relativisht e ulët, rreth 70,000 EUR.
− Ka pasur që në vitin e parë të aktivitetit një numër të konsiderueshëm makinerish të regjistruara
në pronësi, element i cili ngre dyshime lidhur me burimin e financimit apo mënyrën e përfitimit
të tyre.
Nga verifikimet e kryera mbi burimin e të ardhurave të përdorura për realizimin e investimeve rezulton se
shtetasi A ka përdorur si burim financimi fonde të përfituara nga shitja e pasurive të paluajtshme në vlerë
423,000 EUR dhe 180,000 EUR.
Përveç këtyre, janë evidentuar edhe kalime fondesh nga llogaria e shoqërisë “X” si pagesa ndërmjetësimi
në negocimin me pronarin e truallit si dhe transferta nga llogaria e shoqërisë së tij “Beta”.
Ndërsa në llogaritë e shoqërisë “Beta” ka pasur kreditime të shumta për likuidim faturash dhe disburime
kredish, Këto fonde janë përdorur pjesërisht për aktivitetin e shoqërisë dhe pjesërisht për likuidimin e
kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.
Nga verifikimet e kryera në ASHK në pronësi të shtetasit A dhe shoqërisë “Beta” rezulton një numër i lartë
pasurish të paluajtshme.
Duke marrë në konsideratë:
• Numrin e lartë të transaksioneve me pasuri të paluajtshme ku pjesa me e madhe janë
blerë me çmim dukshëm më të ulët se çmimi i tregut, ngrihen dyshime për burimin real të
pagesave për blerjen e tyre;
• Dy prej pronave janë blerë me çmim tepër të ulët dhe janë rishitur brenda një periudhë
të shkurtër kohore në vlerë disa herë më të lartë;
• Investimet në pasuri të paluajtshme kanë filluar në vitin 2021 vijuar më tej 2022 -2023,
ndërkohë aktiviteti i biznesit ka filluar rritjen në vitin 2023;
• Rritja e shpejtë e aktivitetit të biznesit, e shoqëruar me volum të lartë transaksionesh
shitje-blerje, si dhe investime të konsiderueshme në makineri dhe pajisje,
rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 3
Investime të dyshimta në pasuri të paluajtshme dhe vepra arti nga burime ndërkombëtare fondesh dhe
kompani të regjistruara në juridiksione me lehtësira fiskale.
Shtetaset A dhe B, me shtetësi shqiptare dhe kombësi të huaj, gjatë vitit 2025 kanë kryer blerje të pasurive
të paluajtshme dhe veprave të artit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në vlera të larta, duke përdorur
fonde të ardhura nga juridiksione dhe biznese të regjistruara në juridiksione me lehtësira fiskale, që rrisin
kompleksitetin dhe dyshimet mbi origjinën e fondeve.
Konkretisht në Shkurt 2025, shtetasja A, 18 vjeç, ka blerë një vilë në bregdet me vlerë 1.5 milion EUR.
Sipas të dhënave të administruara, financimi për realizimin e kësaj blerjeje është siguruar nga motra e saj,
shtetasja B.
Shtetasja B, 40 vjeç, rezidente në një vend i cili ka lehtësira fiskale X, ka mbështetur këtë investim përmes
fondeve të mbërritura nga një llogari bankare e saj në një shtet të Afrikës Jugore (AF1), i konsideruar me
risk të shtuar në lidhje me korrupsionin dhe ekonominë informale.
Më tej gjatë vitit 2025, shtetasja B ka blerë një vilë në bregdet me vlerë 1.7 milion EUR, e financuar nga
një llogari personale në një vend po me lehtësira fiskale (Z).
Gjithashtu, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, shtetasja B rezulton të ketë investuar në Shqipëri edhe
në blerjen e veprave të artit me vlerë rreth 700,000 EUR.
Sipas të dhënave që disponojmë, shtetasja B është ortake e vetme e një biznesi (B1), që operon në sektorin
e lojërave online në Seychelles (ku kjo e fundit është ortake e një kompanie të regjistruar në shtetin Z,
shoqëria B2, me të njëjtën fushë aktiviteti).
Të ardhurat e përfituara nga shpërndarja e dividendit kanë kaluar në llogarinë e shtetases B në vendin e
rezidencës X, në vlerë disa miliona EUR, një pjesë e të cilave janë përdorur për këto investime.
Duke marrë në konsideratë se transfertat nuk janë kryer nga vendi ku ka rezidencen apo aktivitetin e
biznesit, AIF ka bashkëpunuar me NjIF partnere, ku jemi informuar se:
− Aktiviteti i shoqërisë B2, në vendin Z është çrregjistruar prej 2023;
− Shtetasi C, bashkëshorti i shtetases B është i përfshirë në aktivitet e të paligjshme që lidhen me
krimin e organizuar.
Përveç kësaj, kjo shtetase së bashku me disa shtetas nga vendi i saj i origjinës kanë regjistruar shoqërinë Y
në vitin 2019, me aktivitet në sektorin e hotelerisë dhe në fillim të vitit 2025 është larguar nga kjo shoqëri,
me fitime të ulta.
Në konkludim të rastit, duke marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:
• Përdorimin e fondeve ndërkombëtare për blerje të pasurive të paluajtshme dhe veprave
të artit në vlera të larta,
• Burimin e fondeve, të siguruara nga aktivitete biznesi me risk të shtuar,
• Dyshimet për përdorimin e kompanive të regjistruara në vende me lehtësira fiskale për
fshehjen e origjinës së fondeve,
• Lidhjet familjare me individë të përfshirë në aktivitet kriminal të njohur,
• Përfshirja e disa juridiksioneve për qarkullimin e fondeve (vendi i rezidencës, vendi i
urdhërimit të transfertave, vendet ku operon biznesi),
rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
@NewsIn.Al
