Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNëse këta janë “elita akademike”, atëherë Zoti e ruajt klientin shqiptar...”/ Av.Edmond...

Nëse këta janë “elita akademike”, atëherë Zoti e ruajt klientin shqiptar…”/ Av.Edmond Petraj

Kur dëgjon CV-të e Lulzim Alushajt dhe Klodian Skënderajt, mendon se jurisprudenca shqiptare ka kapur nivelin e Oksfordit… por mjafton të dëgjosh studentët që kanë nxjerrë dhe kupton që kanë hapur kurs intensiv për analfabetizëm juridik. 😂

Njëri me doktoratura në Itali, tjetri profesor procedure penale prej vitesh… dhe rezultati final? Brezi që lexon “nen” dhe mendon se është aplikacion telefoni. Juristë që ngatërrojnë rekursin me konkursin dhe paraburgimin me praktikën profesionale.

Me gjithë këto tituj shkencorë, çudia më e madhe është si arritën të prodhojnë kaq shumë injorancë me diplomë në dorë. Fakulteti i Drejtësisë nga auditor është kthyer në call-center diplomash: hyn student, del “ekspert” që citon Kodin Penal si tekst kënge tallavaje. 🤦‍♂️

Dhe tani këta kërkojnë të drejtojnë Dhomën e Avokatisë Tiranë… po çfarë do drejtojnë? Brezin që vetë e çorientuan? Më duket si t’i japësh timonin e avionit atij që ka hapur kurs për rrëzime të kontrolluara. 😂

Nëse këta janë “elita akademike”, atëherë Zoti e ruajt klientin shqiptar. Se me këtë nivel, nesër avokatët do bëjnë kundërshtimin në Facebook, apelimin në TikTok dhe rekursin me voice message në WhatsApp.

Shumë diploma, shumë konferenca, shumë tituj… por produkti final është katastrofë juridike me kapelë profesori sipër.

 

Av. Edmond Petraj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments