Sunday, May 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green...

SHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green Card” duhet të…

SHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green Card” duhet të…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar së fundi rregullat sa u përket aplikimeve për “Green Card”. Në këtë ndryshim të ri parashikohet që të huajt të cilët kërkojnë ndryshimin e statusit të emigracionit të bëjnë procesin nga jashtë vendit.

Njoftimi u bë nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së (USCIS), i cili publikoi një memorandum të ri politikash për procedurat e aplikimit, sipas The Guardian.

Procesi i kartës së gjelbër kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se 60 vjet, duke shënuar lëvizjen e fundit të rëndësishme nga administrata Trump në politikën e imigracionit.

“Një i huaj që ndodhet përkohësisht në SHBA dhe dëshiron një Kartë të Gjelbër duhet të kthehet në vendin e tij të origjinës për të aplikuar. Kjo politikë lejon që sistemi ynë i imigracionit të funksionojë siç synon ligji, në vend që të nxisë boshllëqe ligjore”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS), i cili mbikëqyr USCIS-in.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar , administrata emerikane, ndërmorri edhe kufizime për vizat e studentëve, programet e shkëmbimeve kulturore dhe përfaqësuesit e medias, sipas The Guardian.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments