🚨 FSHF vendos: Zhduket Final4 dhe vitin e ardhshëm Superiore me 12 klube,
Federata shqiptare e futbollit ka vendosur të heqë qafe formulën playoff për titull, të quajtur Final4, edhe pse për këtë sezon do të propozojë një model të ngjashëm, para se Superiorja të bëhet me 12 klube, prej sezonit 2026-27.
Ndryshimi i parë dhe më i menjëhershëm do të prekë edicionin e ri 2026/2027. Kampionati do të vazhdojë të luhet me 10 skuadra, por skema e deritanishme e “Final 4” do të shkrihet përfundimisht për t’i lënë vendin një formule të paprecedentë në fazën finale:
• Gara e rregullt (3 Faza): Skuadrat do të luajnë fillimisht në 3 faza normale të plota ballë për ballë.
• Përgjysmimi i pikëve: Përpara se të nisë faza e katërt dhe e fundit e kampionatit, pikët e grumbulluara deri në atë moment do të përgjysmohen për të 10 skuadrat pjesëmarrëse. Ky rregull do të shkrijë distancat e krijuara gjatë vitit, duke e bërë garën tejet dramatike.
• Ndarja e madhe e Fazës së Katërt:
o Grupi për Titull dhe Europë (Top 6): 6 vendet e para të renditjes do të luajnë me njëra-tjetrën për titullin kampion dhe biletat në kupat e Europës, në një total prej 10 ndeshjesh.
o Grupi për Mbijetesë (4-shja e fundit),
4 skuadrat e fundit të tabelës do të përballen mes tyre për qëndrimin në elitë. Ky grup do të zhvillojë gjithsej 9 ndeshje me një sistem specifik: vajtje-ardhje-vajtje
@NewsIn.Al
