Saturday, July 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVIDEO/ Fansat në pritje të Kanye West, 'pushtojnë' rrugën dytësore Tiranë-Durrës!

VIDEO/ Fansat në pritje të Kanye West, ‘pushtojnë’ rrugën dytësore Tiranë-Durrës!

VIDEO/ Fansat në pritje të Kanye West, ‘pushtojnë’ rrugën dytësore Tiranë-Durrës!

Sonte në mbrëmje, në orën 20:00, mbahet koncerti i këngëtarit të njohur amerikan, Kanye West. Qindra fansa kanë nisur të mblidhen në Eagle Stadium. Siç shihen edhe nga pamjet me dron, qytetarë shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ rrugën që të çon drejt stadiumit.

“Vijmë nga Greqia, kemi katër ditë këtu, kryeqyteti është mjaft i bukur, është hera e parë këtu. Nga koncerti presim më të mirën”, tha një i ri nga vendi fqinj.

“Jam nga Greqia, nga Selaniku, është hera e parë këtu. E dua Shqipërinë. Kemi ardhur me njerëz të tjerë”, tha një tjetër.

“Kemi ardhur veçanërisht për koncertin”, tha një tjetër.

“Kemi ardhur nga Tepelena për koncertin, por jetojmë në Irlandë. Më pëlqen Kanye West, presim një atmosferë të mirë nga koncerti”, tha një vajzë.

“Jemi nga Greqia, Shqipëria është mahnitëse. E duam Shqipërinë”, tha një grup të rinjsh.

Stadiumi ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës dhe drejt tij mund të shkohet me autobus të dedikuar i cili merret në qendër, çdo 20 minuta.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments