Unë gjithmonë kam qënë e sinqertë për bindjet e mia politike.
Asnjëherë nuk e kam fshehur që jam socialiste.
Kam votuar të njëjtën parti në Shqipëri dhe Greqi, meqë kam të drejtën e votës në të dy vendet.
Gjithmonë kam menduar se Shqipëria, e drejtuar nga PS, do ecte përpara, do arrinte shoqet e saj.
Gjithmonë kam menduar se, nëse një ditë kthehem për të jetuar atje, do doja të isha pjesë e pushtetit lokal, për të shërbyer, për të dhënë eksperiencën time në shërbim të ndryshimit.
Nuk jam bërë pjesë e asnjë debati politik në tavolina të vogla apo “të mëdhaja”.
Asnjëherë nuk i kam kërkuar llogari tjetrit pse është demokrat apo i çfarëdo lloj bindjeje tjetër politike.
Kam dalë në protesta në Greqi për të drejta që mua personalisht nuk më preknin fare.
Më kanë kërkuar shumë “llogari” kohët e fundit, pse qëndroj kaq e heshtur ndaj protestave. Pse, nuk dola dhe unë në Syntagma, meqë qënkërkam dhe aktiviste, duke përdorur dhe ironinë e ekzistencës së aktivitetit tim vullnetar në dobi të komunitetit shqiptar ne Greqi, nga disa, siç i kam quajtur edhe më parë, “laraska” që mendojnë se të qëndruarit para një mikrofoni, para një tastiere, ose brenda një zyre me portretin e Ismail Qemalit varur, i ka bërë kaq të famshëm dhe të fortë.
Para ca ditësh bëra një status për gjëndjen e papëlqyeshme në Shqipëri, konstatim ky i dalë prej kronikave të bardha e të zeza, prej site-ve që kërkojne klikime dhe politikanë që duan të fshehin zerot në shumat maramendëse të llogarive bankare, prej gjithë atyre vrasjeve që ndodhin çdo ditë e që ca, mirë bëjnë dhe hanë kokën e tyre, e ca të tjerë janë thjesht viktima të një lufte të sëmurë psikologjike.
Kush më njeh mirë, e di që unë jam autore librash, të bazuar në ngjarje reale.

Jam një grua që nuk ma bën syri tër, të them mendimin tim, hapur. Jam një njeri që shpesh vesh “këpucët” e tjetrit, për të kuptuar fillimisht, për të ndjerë dhe pastaj për të shkruar.
Para kësaj videoje mbetem pa fjalë!
Më dhemb shpirti!
Më vjen turp nga vetja!
Më vjen keq për ty, Shqipëri!
Më vjen për të vjellë me ty, politikë e shthurrur të djathtësh e të majtësh, malokë apo juglindorë, myslimanë a të krishterë, me nëntëvjeçare apo me tre mastera!
https://www.facebook.com/share/r/1Byv7Hxko1/?mibextid=wwXIfr
Elona Gjergo /Athinë
@NewsIn.Al
