Saturday, July 25, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNiko Peleshi “prish” pushimet e deputetëve! Kryetari i Kuvendit lëshon URDHËRIN e...

Niko Peleshi “prish” pushimet e deputetëve! Kryetari i Kuvendit lëshon URDHËRIN e fundit…

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të së enjtes kryeparlamentari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urdhër të ri për mbajtjen e një tjetër seance urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00.
Të nderuar kolegë. Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin dhe urdhrin e lëshuar të firmosur nga vetë Peleshi.
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments