Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente:

Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente:

Ministrat e kabinetit qeveritar e 12 drejtuesit politikë të qarqeve, janë thërritur sot në orën 18:00 në mbledhje nga kryeministri Edi Rama.

Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për të shpjeguar dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’.

Përveç ditës së djeshme që Rama mblodhi ministrat, takime 2 ditore janë zhvilluar në Pogradec më 23 dhe 24 gusht. Në dy ditë, kreu i qeverisë, u la porosi ‘të vetëve’ të jenë sa më afër qytetarëve dhe të angazhohen maksimalisht për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve te tyre.

Nga Pogradeci Rama prezantoi dhe ‘Pasqyrë Albania’, një hapësirë dixhitale ku do të grumbullohen problematikat e qytetarëve dhe nga ku do të ndiqen nga qeveria. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Pas një pushimi të shkurtër veror, Partia Socialiste është vënë e para në lëvizje. Rama i ka bërë të qarta porositë si dhe piketat për pjesën tjetër të mandatit. Ndërkohë në kampin demokrat, Sali Berisha organizoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga ku paralajmëroi ndryshime brenda në parti.

Gjithashtu në media është përfolur se kryeministri Edi Rama në shtator do të kryeje 6 ndryshime ne kabinetin qeveritar duke rifreskuar ministrat per te sjelle energji te reja ne qeverisje.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments