Lëvizje të reja në qeverinë Rama. Burime bëjnë me dije se Besfort Lamallari është larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm, dhe vendin e tij në këtë pozicion e ka zënë Ervin Demo, që deri tani mbante postin e Ministrit për Pushtetin Vendor.
Largimi i Lamallarit është njoftuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është duke u mbajtur aktualisht në godinën e kryeministrisë. Më herët ishte Evis Sala që komunikoi dorëheqjen nga qeveria, ndërsa në vendin e saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e mori Evis Sala.
@NewsIn.Al
