Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNjë vlerësim për doktorin okulist Agron Kuro! Respekt

Një vlerësim për doktorin okulist Agron Kuro! Respekt

Gëzuar ditëlindjen, Dr. Agron Kurro!

Dr. Agroni i ka kushtuar më shumë se dy dekada të jetës së tij mjekësisë dhe veçanërisht okulistikës. Pas studimeve për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës, ai nisi rrugëtimin si mjek i përgjithshëm dhe më pas u specializua në Okulistikë pranë QSUT-së.

Që prej vitit 2002, Dr. Agroni është pjesë e shërbimit okulistik në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndër vite ka trajtuar një gamë të gjerë patologjish okulare. Për të, të qenit mjek nuk është vetëm një profesion, por një përgjegjësi ndaj njerëzve që kërkojnë kujdes, besim dhe siguri. Përkushtimi, korrektësia dhe përgatitja profesionale kanë qenë pjesë e pandarë e punës së tij, ndërsa përvoja e gjatë e ka bërë një emër të njohur në shërbimin okulistik të Korçës.

Gjatë karrierës ka vijuar të pasurojë njohuritë profesionale përmes trajnimeve, kongreseve dhe eksperiencave jashtë vendit, duke sjellë në praktikën e tij mjekësore përvojën e fituar në vite.

Gëzuar ditëlindjen, Dr. Agroni! Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe shumë vite të tjera në shërbim të profesionit që keni zgjedhur me përkushtim.

#keshilliiqarkutkorce #personaliteteteshquarateqarkutkorce

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments