“S’EKS ME 12 ARTISTE NË STUDIO”, AKUZA PËR ADI HILËN: FILMONTE KOLEGET. AGASI I SHOWBIZIT?
Deklarata të forta janë publikuar këtë të martë nga Elton Tozaj në Instagram, këtë herë me protagonist kompozitorin dhe producentin e njohur Adrian Hila.
Në disa InstaStory, Tozaj pretendon se disponon pamje të regjistruara në një ambient që ai e përshkruan si studio muzikore, ku sipas tij Hila shfaqet në situata intime me persona të tjerë.
Tozaj shkon më tej, duke përmendur edhe emrat e këngëtareve. Po ashtu, Tozaj e lidh emrin e Hilës me biznesmenin Ergys Agasi, duke shkruar: “Dmth arti qenka më keq se politika! Adrian Hila qenka Ergys Agasi i artit!”.
Nëse vërtetohet pretendimi se këto pamje janë regjistruar me kamera të fshehta dhe pa dijeninë apo pëlqimin e personave që shfaqen në to, çështja merr edhe përmasa ligjore.
Neni 121 i Kodit Penal parashikon se vendosja e aparaturave për regjistrimin e figurave, regjistrimi, ruajtja për publikim apo publikimi i të dhënave që ekspozojnë jetën private të një personi pa pëlqimin e tij mund të përbëjë “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”.
Për momentin, megjithatë, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur se kush i ka vendosur kamerat, kush i ka realizuar regjistrimet dhe nëse personat e filmuar kanë qenë apo jo në dijeni të tyre.
Shënim: Flamingo News disponon nuk pretendon vërtetësinë e lajmit deri sa organet kompetente të dalin në reagim.
Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tyre me vendim gjyqësor të formës së prerë.
@NewsIn.Al
