HomeAktualitetiRisi në IEVP Korçë, nis për herë të parë edhe arsimi i...

Risi në IEVP Korçë, nis për herë të parë edhe arsimi i mesëm për personat e privuar nga liria

Një mundësi e re për arsimim dhe riintegrim hapet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Korçë. Për herë të parë, krahas arsimit 9-vjeçar, personat e privuar nga liria do të kenë mundësi të ndjekin edhe arsimin e mesëm.

Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm në zgjerimin e mundësive për edukim, zhvillim personal dhe përgatitje për një jetë të re pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Arsimimi konsiderohet një nga instrumentet më të rëndësishme për rehabilitimin dhe riintegrimin e individëve në shoqëri. Përmes kësaj mundësie, personave të privuar nga liria u krijohet hapësirë për të vijuar formimin e tyre dhe për të ndërtuar perspektiva më të mira për të ardhmen.

Në realizimin e këtij procesi është vlerësuar edhe mbështetja e drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë, znj. Marjana Baçellari, për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë.

Një zhvillim që përcjell një mesazh të qartë: Arsimimi nuk njeh mure, dija nuk njeh kufij dhe çdo njeri meriton një mundësi të dytë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments