Home Aktualiteti A do firmosë NDRYSHIME në Qeveri? Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN...

A do firmosë NDRYSHIME në Qeveri? Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN e bujshme…

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja e zgjeruar do të mbahet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.

Sipas agjendës, e cila u është shpërndarë deputetëve, fjalën do ta mbajë fillimisht kreu i Kuvendit Niko Peleshi, që do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, perspektivën e godinës së re së Kuvendit si edhe futjen e teknologjisë në funksionin e institucionit.

Më pas do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai i cili do të bëjë një bilanc të punës gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur tek aktivizimi i deputetëve on dhe offline. Ndërkohë që janë parashikuar jo më shumë se 2 minuta për çdo folës.

Në përfundim do të jetë Kryeministri Edi Rama ai i cili do të mbajë fjalën përmbyllëse të vitit të parë të mandatit të katërt.

A do rë bëjë Rama ndryshime në qeveri?

Protestat duket se kanë sjellë efektin e parë politik dhe shtatori mund ta gjejë vendin me një qeveri të riformatuar. Burimet mediatike bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pritet të komunikojë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Fillimisht ishte parashikuar që Kuvendi të mbyllte sesionin me seancën e djeshme plenare, por mësohet se punimet do të vijojnë deri më 31 korrik. Ky vendim krijon mundësinë për zhvillimin e një tjetër seance plenare, ku mund të shqyrtohen edhe dekretet e Presidentit Bajram Begaj, në rast se ndryshimet në qeveri do të konkretizohen.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi për performancën e disa prej ministrave.

@NewsIn.Al

Exit mobile version