Home Aktualiteti A do jetë Lorenc Panganika në krye të listës për Policinë Kriminale?

A do jetë Lorenc Panganika në krye të listës për Policinë Kriminale?

Eksperienca e favorizon, Lorenc Panganika në krye të listës për Policinë Kriminale

Lorenc Panganika është një nga drejtuesit që ka hyrë në garë dhe synon postin e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Sipas burimeve, ai konsiderohet një nga kandidatët më të favorizuar nisur edhe nga eksperienca për të marrë drejtimin e një prej strukturave më të rëndësishme të Policisë së Shtetit.

Me një karrierë të gjatë në radhët e policisë, Panganika ka drejtuar disa drejtori vendore, mes tyre Tiranën, Shkodrën, Korçën, Gjirokastrën dhe Fierin, si dhe ka mbajtur detyrën e drejtorit të Standardeve Profesionale. Eksperienca në drejtimin e strukturave operacionale dhe njohja e hetimit kriminal e kanë renditur atë mes emrave më të diskutuar në këtë proces.

Megjithatë, emërimi i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale do të bëhet vetëm pas përfundimit të procedurave të konkurrimit dhe vendimmarrjes nga strukturat përgjegjëse.
#policia #gara #kriminale #EPOST

@NewsIn.Al

Exit mobile version