Home Aktualiteti Agron Llakaj do të rikthehet në “Portokalli” 16 vite pas largimit!

Agron Llakaj do të rikthehet në “Portokalli” 16 vite pas largimit!

Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë ndryshime në “Portokalli”, ndërsa një prej tyre lidhet me drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel.

Agron Llakaj, një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar dhe një emër i lidhur ngushtë me historinë e “Portokalli”, raportohet se pritet të rikthehet në program pas 16 vitesh. Këtë herë, rikthimi i tij pritet të jetë në rolin e drejtuesit të spektaklit.

Llakaj ka qenë për vite me radhë një nga figurat kryesore të “Portokalli”, si në moderim, ashtu edhe përmes personazheve të shumta humoristike që ka sjellë në skenë. Rikthimi i tij do të shënonte një tjetër kapitull në historinë e tij me programin.

Megjithatë, një pikëpyetje mbetet roli i Salsano Rrapit, i cili prej vitesh është një nga drejtuesit e “Portokalli”. Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e moderimit dhe ta drejtojë spektaklin së bashku me Llakajn, apo nëse sezoni i ri do të sjellë një formulë të re.

Detajet pritet të bëhen të qarta me prezantimin zyrtar të sezonit të ri. Nëse rikthimi konfirmohet, Agron Llakaj do të rikthehej në “Portokalli” 16 vite pas largimit, duke e bërë këtë një nga risitë më të komentuar të sezonit të ri televiziv.

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version