ALBA DAY – TIRANË

446

 

Të premten 25 Prill 2025 në ambjentet e hotel Tirana Internacional u zhvillua forumi i parë ekonomik ALBA DAY iniciativë dhe organizim i R.I.D.A.( Rrjeti Bizneseve Shqiptare Itali), U.D.A. ( Unioni Demokratik Arbëresh), Italico Business Club dhe Confimprese Italia.

Pjesmarrës në forum ishin biznesmenë shqiptarë nga italia, investitorë italianë,prodhues vendorë, perfaqesues institucionesh nga të dy vendet si dhe studiues-ekspertë nga fushat e ekonomisë, financave, marketingut dhe inxhinierisë.

Punimet u çelën nga Presidenti i R.I.D.A. Dr. Vat Marashi Marashi i cili uroi mireseardhjen , foli për historinë dhe qëllimet e Rrjetit Bizneseve Shqiptare në itali.

z. Fulvio Barion zv president Confimprese Italia theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve tona.

Z. Cataldo Pugliese president i U.D.A. dhe krijues i Italico Business Club pasi theksoi urat historike mes shqiptarëve, arbëreshëve dhe italianëve ftoi të pranishmit të shfrytëzojnë forumin për të prezantuar risitë, mundësitë me qëllim përfitimin e ndrsjelltë. I njohu të pranishmit me mundësitë reale dhe ndihmën qe mund tju japin bizneseve në të dy anët e Adriatikut për aktivitet të suksesshëm.

Eventi u përshëndet nga Doriano Di Benedetto – Senator i Republikës së Italisë, Skënder Durmishi – Ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri,Lirim Krasniqi - Germin Prof. Ento Duro U. T. Lirim Krasniqi – O.J.Q. Germin, përfaqësuesja e A.I.D.A., Elisabetta Katiaj- nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Spartak Nano – Zv.President i Konfindustria Shqiptare, Enton Duro – Profesor i makroekonomisë dhe zhvillimit U.T., si dhe perfaqësuesi nga Doganat Shqiptare.

Nestor Dede – sipermarrës, president Rr.B.Sh.Greqi dhe sekretar organizativ i Rrjetit Global të Bizneseve Shiptare në përshndetjen e tij falenderoi iniciatorët: z. Vat Marashi për patriotizmin dhe konseguencën e tij në krijimin e R.I.D.A. si dhe një nga themeluesit e Rrjetit Global (11 vjet më parë), z. Cataldo Pugliese për energjinë dhe frymën inovative që sjell, përfaqësuesit e institucioneve si dhe ekspertët bashkëpuntorë të Rrjetit Global Bizneseve Shiptare për ndihmesën reale që ofrojnë dhe japin bizneseve të rrjetit për sipërmarje të shëndetshme dhe të suksessme në vendet tona. Njoftoi pjesmarrësit për Konferencën Ekonomike të Rr.G.B.Shqiptare të Diasporës siç është bërë traditë tashmë me dt 16 & 17 Maj në Prishtinë dhe ftoi gjithë partnerët dhe institucionet të. organizojmë së bashku edhe në Tiranë një edicion të saj.

Gjatë punimeve u njohëm me inisiativa, njësi prodhuese si dhe me kërkesa për tu përhapur edhe në tregjet e Shqipërisë, Italisë, Kosovës dhe përreth.

Punimet i mbylli z. Guido D’Amico- Presidente ConfimpreseItalia.

Takimet e radhës janë:

16 & 17 Maj – Konferenca Ekonomike Prishtinë (Rrjeti Global të Bizneseve Shiptare të Diasporës).

Qershor – Forum Investimi e Bashkepunimi Kalabri ( U.D.A. , R.I.D.A. & Italico Business Club).

Tetor – Alba Day Romë ( U.D.A. , R.I.D.A. & Italico Business Club).

Fotogaleri:

/////