Home Aktualiteti Ambasada Amerikane për TV Klan: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në...

Ambasada Amerikane për TV Klan: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

Ekskluzive| Ambasada Amerikane për TV Klan: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

Përfaqësia diplomatike amerikane nënvizon se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore.

16 tetor 2026- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestën, duke u bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në të, të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.

Në një prononcim ekskluziv për Tv Klan , Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të ruajtjes së karakterit paqësor të angazhimit qytetar. Përfaqësia diplomatike amerikane nënvizon se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë, pa akte dhune dhe pa trazira.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar“, tha Ambasada Amerikane për Tv Klan.

 Prej katër ditësh protestat vijojnë në rrugët e Tiranës. Protestuesit gjatë marshimit të tyre janë konfrontuar fizikisht me Policinë e Shtetit, ndërsa kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. (Tv Klan)

@NewsIn.Al

Exit mobile version