Home Aktualiteti Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, Kryebashkiak...

Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, Kryebashkiak të Nju Jorkut

Screenshot

Amerika ka mahnitur botën edhe një herë, duke zgjedhur Zohran Mamdani, një mysliman dhe socialist 34-vjeçar, si kryetarin e parë të këtij profili në historinë e Nju Jorkut – metropolin më të madh të SHBA-së dhe simbolin e kapitalizmit botëror.

Mamdani është gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, duke shënuar një kthesë të madhe për politikën amerikane. Ai ka origjinë nga Azia Jugore: nëna e tij është indiane, ndërsa babai nga Uganda, vend ku ai edhe ka lindur.

Karriera e tij politike nisi thjeshtë, si një përfaqësues shtetëror i panjohur, por shumë shpejt ai fitoi vëmendje falë krahu progresiv i Partisë Demokratike, i mbështetur nga figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Edhe pse Barack Obama nuk e mbështeti zyrtarisht, Mamdani përfitoi nga fryma e re që kërkon ndryshim në radhët e demokratëve, duke fituar zgjedhjet përballë establishmentit tradicional.

Fitorja e tij konsiderohet një moment historik për diversitetin dhe përfaqësimin politik në SHBA, ndërsa shumë analistë e cilësojnë si “fytyrën e re të Amerikës urbane dhe progresive.”

@NewsIn.Al

Exit mobile version