KreuAktualitetiArkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në...

Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

Një delegacion amerikan ka mbërritur këtë të enjte në Vlorë, duke zhvilluar një vizitë në zonën e Hidrovorit në Akërni.

Sipas burimeve, delegacioni përbëhet nga një grup arkitektësh, të cilët mendohet se kanë lidhje me Ambasadën Amerikane. Ata kanë mbërritur fillimisht në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 dhe më pas janë nisur drejt Vlorës.

Vizita në terren ka ngjallur interes për shkak të zhvillimeve të fundit në zonë, ndërsa mësohet se ndalesa e radhës e delegacionit pritet të jetë në Portonovë.

Kjo zonë është përfolur më herët si një nga pikat ku mund të realizohen investime të rëndësishme, të lidhura me emrin e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner. /skyweb

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit