Artistët, ata që e mbajtën në këmbë ΤΚΟΒ, me censurë, me terrorizëm, me revolucion ideologjik dhe kulturor, me renien e regjimit
Nga tenori korçar Gjergji Sulioti
Me disa prej tyre jemi takuar në bankat e ish-ILA gjatë studimeve tona, me disa të tjerë jemi takuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku kemi punuar së bashku për dekada me radhë. Kryesisht në kushte të pafavorshme, për ditë dhe netë me të ftohtë dhe me të ngrohtë, me gëzime, me hidhërime, me tërmete dhe në disa raste dhe me plumba e bomba mbi kokë.
Μadje për një kohë të gjatë nuk mund të kuptoja, as të besoja, dhe të pranoja – madje edhe tani e kam të vështirë – se si një brez i tërë artistësh padyshim të mirë, artistësh të denjë, të talentuar, të cilët gjithë jetën e kaluan në sakrifica dhe terror mund të zhduket papritur…
Nuk dua të flas për gjeneratën e mëparshme të artistëve me të cilët kaluam një kohë të mrekullueshme gjatë viteve që punuam së bashku, pasi ata patën mundësinë të studionin jashtë dhe të shihnin botën më herët, por as për gjeneratën që na pasoi pasi ata i kishin rrugët e hapura për të shqyer horizontet dhe për të dalë në botë. Por do të flas për brezin tim të humbur.
Fotoja e mëposhtme paraqet simbolikisht dhjetëra personalitete të repertorit botëror dhe shqiptar të operës, si dhe mijëra shfaqje të Teatrit tonë Kombëtar të Operës dhe Baletit nga viti 1970 deri në fillim të vitit 2000.
Ata që e mbajtën në këmbë ΤΚΟΒ, me censurë, me terrorizëm, me revolucion ideologjik dhe kulturor, me renien e regjimit, me renien e vetë shtetit, me emigracione, me plumba dhe shpesh pa drita.
Pyes veten se sa prej tyre kanë ikur të hidhëruar nga kjo botë, sa janë ende gjallë dhe krejtsisht të harruar dhe sa prej tyre janë ende aktivë në një farë mënyre…
Kolegë të çmuar edhe që donim skenën e TkOB më shumë se çdo gjë. Të paktën pata fatin të interepretoja me ta dhe aq më shumë të ndaja shumë shpesh ndjenjat e fshehta pas perdes.
Gjergji Sulioti, tenor
@NewsIn.Al

