“ARVANITASIT NË HAPËSIRËN GREKE”

kumtesë nga DINOS KOUBATIS, shkrimtar, studiues , poet, dramaturg Pjesa e Parë ( Vazdimi të djelën e ardhshme 3 Mars 24)

349

Marrëdhëniet midis ilirëve dhe grekëve, jane ruajtur në thellësi të viteve, madje edhe historianë dhe studiues të njohur i identifikojnë ato, duke dëshmuar origjinën e tyre të përbashkët pellazgjike. Një tjetër hallkë lidhje midis tyre është epoka e Perandorisë Bizantine, d.m.th., kur Konstandini me prejardhje ilire dhe me nënë greke, i cili më vonë u quaj «I MADH» vendosi Perandorinë e tij në brigjet e Bosforit, në mënyrë që të monitorojë (mbikëqyrë) më mirë, në Lindje dhe nëPerëndim, zotërimet e shtetit të mëparshëm të Perandorisë Romake. Kjo gjendje e re, nga ana tjetër, i «privon » atij emrin origjinal të ilirëve, pasi, si ata po ashtu dhe Grekët tani quhen pra «Romakë», sepse Perandoria e re vjen nga Roma e lashtë. Më pas, vërshimi i sllavëve, i cili filloi me sulme në shekullin VI dhe përfundoi në VII, kur pjesët veriore të Ilirisë u pushtuan, banorët e saj u larguan për në Jug, dhe shumë prej tyre u vendosen në Selanik, Korfuz dhe Peloponez, siç na e vërtetojnë historianët shqiptarë Pollo dhe Puto në studimin e tyre me titull «Historia e Shqipërisë».Referencën e parë historike për ilirët në Greqi, por me karakterizimin “Shqiptarët”, e kemi në vitin 1043, ku ata inkuadrohen si aleatë të gjeneralit Georgios Maniatis, kur ai u rebelua kundër Mbretëreshës.Si “Arvanitas”, ata përmenden në vitin 1078, pasi marrin pjesë në qëndrimin e Dukës së Durrësit, Nikiforos Vasilakis, gjeneral i ushtrisë Bizantine, kur komplotoi kundër Nikiforos III Votaneiatis, siç theksohet nga historiani bizantin Michael Attaleiati. Ioannis Skylicis dhe Anna Komnini përmendin zonën Arvanon, e cila është e banuar nga Arvanitasit, në veri të Shqipërisë, në luginën e lumit Shkumbin, si një trevë e Arvanitasve. Nga viti 1190 deri në vitin 1255, u quajtën arhondë (zot) vendas që mbanin tituj bizantinë: siç janë «zotërit» e Kurorës. Pas shekullit të 12-të, “Arvanon” përmendet si Episkopatus Albanensis.Termi «Arvanites» konsiderohet i sigurt se, si në të gjitha rastet e ngjashme, ai vjen nga termi «Arvanon», dhe u përmend për herë të parë nga Michael Attaleiatis, në 1081, në shkrimet e tij për lëvizjen Vasilakios: “… ai kishte gjithashtu shumë ushtarë romakë, bullgarë dhe arvanitas”.Gjatë periudhës, nga shekulli XV deri në XIX, në Evropën mesjetare, termat “Arvanitas”, “Grekë”, “Shqiptarët” dhe “Graeci Stradioti” u konsideruan të nderuar, sepse ata, gjithashtu, u referoheshin burrave trima që, pa frikë dhe në mënyrë efektive luftrat, ku merrnin pjesë në ushtrite e huaja, si në Greqi ashtu edhe në vendet e tjera evropiane, madje dhe si mercenarë.Gjatë periudhës së revoltës kundër turqve, përdorimi i termit “Arvanitas” duhej të shpjegohej në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe kështu në fragmentin e tekstit vijues, shkruar nga banorët e Himarës, thuhet: “… Arvanitasit tanë të veçantë, të ashtuquajturat Zuliatet me tre Flamburianë, derdhën shumë gjak kundër turqve. Dhe për ne të krishterët, me lavdinë e Krishtit, u vranë më shumë turq, sesa të krishterë.«Arvanitasit e Epirit (…) Nga Himara, domethënë nga Epiri i Shqiptarëve (…)».Grekët, si dhe popujt e tjerë fqinj, e quajnë tokën e arvanitasve “Arvanitia”, deri në mesin e shekullit XIV dhe, më pas, “Shqipëri”.Më herët dhe pas përhapjes së Krishterimit, Arvanitasit, që regjistroheshin në ushtrinë Bizantine, merrnin pozita nderi në Perandori, u zhvendosën në Malin e Shenjtë (Agio Oros), ku Manastiri i Karakakalos, shpesh, investohej thjesht prej tyre.Zotërinjtë bizantinë dhe venedikas me “demat e artë” duket se po u bënin thirrje arvanitasve të vendosen në Greqi dhe konkretisht në 1295 ne Thesali, ku ata do të jetojnë në harmoni të plotë me Grekët, por vllehët e atjeshëm nuk do t’i mirprisnin ata, dhe do t’u krijojnë probleme për t’i larguar. Pak më vonë, të tjerë Arvanitas zbresin në Thesali dhe Akarnania, duke ardhur nga Despotati i Epirit, pas shpërbërjes së tij nga italianët e Shtëpisë së Orsinit, dymbëdhjetë mijë në numër, me familjet e tyre. Ata janë të mirëpritur nga perandori Andronikos, i cili i takon dhe i vendos atje si roje, shumicën, ose si punëtorë, siç pretendon Ioannis Kordatos. Në vitin 1333, Kantakouzenos do të përmendë se, në malet e Thesalisë, ka një milion e dy mijë arvanitas, malakasianë, bouinë dhe mesaritë, ndërsa Chalcocondylis na siguron se, ata, me kalimin e kohës, u bënë zotër të vendit. Veneciani Marino Sanuto i quan ata një “kamzhik” që Zoti kishte dërguar për të ndëshkuar ata që ndodheshin jashtë mureve, pra, venedikasit dhe katalanasit, dhe me gjithë përpjekjet e tyre për t’i dëbuar, nuk patën sukses, sepse vinin shumë të tjerë vazhdimisht. Kështu, në vitin 1318, Arvanitasit, pasi arritën të dëbojnë vllehët nga Thesalia, mbrojtën vendin, si vendin e tyre, duke i rezistuar Don Fabrigos së Thivës dhe Katalanasve, ata luftuan me Bizantinët dhe, më në fund, duke aleatuar me vendasit autoktonë grekët dhe Michael Komnenos kundër Perandorisë së Nikeas.Gjatë shekullit të XIII, mijëra arvanitas zbritën kryesisht në jug, kaluan rrafshinën e Thesalisë dhe u drejtuan për ne Thivë, Attikë dhe Peloponez, si dhe në ishujt e afërt, ndërsa në Mystras, gjatë sundimit të Manuel Kantakouzinou, despoti Theodoros 1 i Peloponezit, Paleologos, priti dhjetë mijë familje arvanitase, të cilët mbërritën si plotësues të popullatës greke, e cila ishte në rënie, siç na informon historiani Konstantinos Paparigopoulos.

vazhdimi të Djelën e ardhshme 3 Mars 2024

Dy fjalë për autorin:

z. Dino ( Konstandin) Kubati ka lindur në Athinë , është arvanitas siç e deklaron edhe ai. Shkrimtar ( poezi & prozë) i përkthyer në shumë gjuhë si edhe në Shqip gjithashtu, studiues ( Kumtesa në fjalë eshtë mbajtur në Gushtin e shkuar në Prishtinë në Konferencën Ndërkombtre të Albanologjisë), dramaturg – ideator e organizator i Festivalit Ballkanik të Teatrit, etj…