“ARVANITASIT NË HAPËSIRËN GREKE”

kumtesë nga DINOS KOUBATIS, shkrimtar, studiues , poet, dramaturg Pjesa e Dytë

264

Vazhdim

nga e Djela e shkuar

 

Por dhe pushtuesit e huaj të zonës greke, siç është Zotëruesi i Thivës, Ramon de Vilanova, ftojnë Arvanitasit të banojnë vendin, si në Athinë dhe në Evia, si luftëtarë, kundër armiqve të hegjemonive të tyre të vogla. Shpërblimi i tyre ishte kryesisht dhënia e tokës, në të cilën ata u vendosën me familjet e tyre.
Këto fise arvanite, të cilat me kalimin e kohës janë transformuar në greke, nuk do të hezitojnë të mbrojnë atdheun e tyre të dytë, si ndaj ndërhyrësve të vendeve të tjera evropiane, ashtu edhe ndaj armikut të përbashkët, që është turku. Bashkohen Grekët dhe Arvanitasit, kudo që janë që nga Souli, deri ne Ydhra dhe Spetses, në Morias, në Spata, dhe kudo dhe ata luftojnë kundër tiranit. Në Thiva, Mani, Messolongji dhe në çdo vend, ku ata ishin vendosur dhe mirëpritur, Arvanitasit, jo vetëm që mbështesin Grekët e nënshtruar, por sakrifikojnë edhe veten për t’u çliruar dhe ata, si një pjesë sociale e vendit, në të cilin ishin strehuar.
Në vitin 1854, historiani gjerman Haan, në veprën e tij “Studime shqiptare”, dhe, pas shumë vitesh studimesh dhe hulumtimesh vendore, doli në përfundim që shqiptarët të ishin plotësisht të afërm me grekët e lashtë dhe përbënin një hallkë lidhese midis tyre dhe romakëve.
Arvanitasit, gjatë momenteve të mëvonshme të Perandorisë Bizantine, janë ata që do të ndihmojnë, në mënyrë aktive dhe efektive Konstandino Paleologos, më vonë Perandor, për të dëbuar Venecianët nga Peloponezi. Një nga përkrahësit e tij dinamikë ishte dhe Arvanitasi Theodoros Bohalis, i cili, më parë, kishte mbështetur Ioannis Paleologos. Janë, gjithashtu, ata që do të kundërshtojnë qëllimin e Perandorit Nikiforos Aggelos, kur ai shpreh predispozitën e tij për t’u martuar me motrën e vejushës së sundimtarit sllav Stefan Dushan, pasi mosmirënjohja e arvanitasve për sllavët kishte rrënjë të thella.
Në 1497, parashikuesi venecian, Marco Berberigo, i tha Senatit Venecian se “Arvanitasit dhe Grekët janë veçse një popull, që urren çdo të huaj”.
Për mbështetjen e arvanitasve ndaj Grekëve, gjatë revoltës së Peloponezit, Turhan Pasha, masakroi tetëqind, dhe kokat e tyre të prera, urdhëroi t’i ekspozojnë njëra mbi tjetrën, në formën e një piramide, siç na informon Paparigopoulos. Dhe është e vërtetë që, pas rënies së Mbretëreshës, Arvanitasit e Peloponezit u rebeluan me në krye prijësin e tyre, Petro Boua Sklepa, për të penguar vëllezërit e Kostandin Paleologos që t’ia dorëzonin vendin e tyre turqve.
Pas rënies së Peloponezit, shumë arvanitas emigruan në Italinë e Poshtme, por edhe në shumë vende të tjera; venedikasit i çuan në Kefalonia, Korfuz, Zakyntho dhe Kretë, nga ku dhe vazhduan luftimet e tyre kundër turqve.
Më herët, arvanitasit luajnë një rol mbizotërues në luftën kaçake të Grekëve kundër Turqve. Madje, në vitin 1674, Konsulli Francez, në Athinë, Jean Giroud, i shkruajti Marquis de Nuandel: «Kaçakët e zonave, si këtu, ashtu edhe në Moria, janë pothuajse të gjithë arvanitas».
Ndoshta, do të ishte e qellimshme që të përmendim disa emra arvanitas që kanë ndihmuar ndjeshëm Greqinë deri më sot dhe në nivele të shumëfishta, e cila u bë dhe për shumicën e tyre përbente, një atdhe të dytë, për të cilin ata luftuan me forcën e trupit, por edhe të shpirtit të tyre, për t’i dhënë asaj lirinë dhe ditë më të mira jetese. Sidoqoftë, këta emra janë përmendur dhe vërtetuar zyrtarisht, në mënyrë të përsëritur, dhe hapësira në këtë raport është mjaft e vogël. Sot, madje, pas kaq shumë shekujsh, nuk ka dallime dhe lidhjet midis Grekëve dhe Arvanitasve u bënë veçanërisht të ngushta, me kalimin e kohës.
Arvanitasit, u mirëpriten në Greqi, u asimiluan, bashkuan jetën e tyre shoqërore, doket dhe zakonet e tyre, krijuan modele heronjsh. Në çdo vend, në Greqi, Arvanitasit kanë qenë dhe janë të pranishëm.

Megjithatë, këtu duhet të përmendim disa gjëra, si për zakonet ashtu edhe për gjuhën e arvanitasve në Greqi. Të dyja u ruajtën në gjendje shumë të mirë, gjithë këta shekuj që arvanitasit jetuan dhe jetojnë në Greqi.

Megjithatë, kalimi i kohës, asimilimi i tyre në një farë mënyre me elementin grek për shkak të shumë përzierjeve, -siç do të ishte e natyrshme- dhe ndryshimet e “status quo-së” shoqërore, do të tjetërsonin specifikimet origjinale për sa i përket ruajtjes. -të paktën- të gjuhës.

Edhe sot shumë nga zakonet e arvanitasve kanë mbetur të paprekura por kanë ndikuar në masë të madhe edhe ne greqishten, por sa i përket ruajtjes së gjuhës, pas një mijëvjetesh, e akoma më shumë, ajo pothuajse është zhdukur. Por edhe dhjetë a njëzet vjet më parë, dialekti i vjetër i shqipes së arvanitasve ishte ende në buzët e disa njerëzve, qoftë edhe me disa fjalë më shumë.

z. Dino ( Konstandin) Kubati ka lindur në Athinë , është arvanitas siç e deklaron edhe ai. Shkrimtar ( poezi & prozë) i përkthyer në shumë gjuhë si edhe në Shqip gjithashtu, studiues ( Kumtesa në fjalë eshtë mbajtur në Gushtin e shkuar në Prishtinë në Konferencën Ndërkombtre të Albanologjisë), dramaturg – ideator e organizator i Festivalit Ballkanik të Teatrit, etj…