E martë, 17 Nëntor, 2026
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Greqi
Kreu Press Emigrant ASGJË NUK KA NDRYSHUAR ?!

ASGJË NUK KA NDRYSHUAR ?!

nga Nora Barhani- Selanik.

276

    Marsi është duke dalë me ditë tamam pranverore, por mua nuk e di ,më mbush me trishtim.

Ndërmend më vjen marsi i 30 viteve më parë kur portet shqiptare kishin një fluks te pa parë njerzish deri atëherë , 1997 dhe 28 marsi do të merrte emrin e Otrantos, dhe njerzit vazhonin të iknin, të iknin nga do, njerëz të çoroditur më dukeshin mua që përpiqeshin te iknin me çdo kusht, apo si të çmendur, e bashkë me ta iknin dhe pjesa më e madhe e atyre te rinjëve , që ishin boshti i të gjithë ndryshimit që sapo kish filluar. Ikën ,rrugeve te botes ,me mëndjen plot ,dhe në xhepa mbanin vetëm dipllomat e tyre , të marra me shumë mund, por në shpirt mbartin endrat e tyre.

   Kanë kaluar shumë vite që atë herë, mbi floket e të gjithë atyre ka filluar të bjere dëborë, i sheh te ecin me kujdes në vendet rezidente ,shumë prej tyre i sheh të plotësuar nga ana profesjonale, sepse ata ditën të ecin, të ndërtojnë bizneset e tyre, por në sytë e tyre shpesh sheh diçka tjetër, sa here ti takosh dhe te bisedosh me ta, do te kuptosh që diçka u mungon ,dhe ata ndihen të braktisur, apo jetimë si pjesa më e madhe e shqiptarëve, të braktisur nga shteti amë.

  Të gjitha keto më erdhën në mendje keto ditë tek shikoja hapjen e fushates se re elektorale ,aq sa nuk doja ta besoja, dhe thashë, ASGJË NUK KA NDRYSHUAR. Sa keq ,kaq te varfer janë shqiptarët thashë me vete , kaq shumë varferi dhe kaq shumë shkëlqim dhe zhurmë migjeniane mu duk ,e më erdhi keq për popullin tim të verbër.

Nora Barhani – Selanik