Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualiteti“Asgjë nuk ndryshon! Ca njerëz içgjë, që nuk bëjnë asgjë, që vjedhin...

“Asgjë nuk ndryshon! Ca njerëz içgjë, që nuk bëjnë asgjë, që vjedhin çdo gjë!”/ Ilir Jano

“Asgjë nuk ndryshon! Ca njerëz içgjë, që nuk bëjnë asgjë, që vjedhin çdo gjë!”/ Ilir Jano

NE ISHIM DHE MBETËM NJË POPULL PA KUJTESË HISTORIKE…

Të njëjtët mbollën, të njëjtët vodhën, të njëjtët vranë, të njëjtët abuzuan, të njëjtët u bënë milionerë…
Të njëjtët, veç lloji i xhelit dhe trashësia e belit i dallon!

Të njëjtët oligarkë, të njëjtët “varfanjakë”…pasuria dhe mendja “ndërrojnë” vendet!

E po të njëjtët sot akuzojnë për ato që vetë i bënë, për piramidat e krimit që aq lart i ngritën…për njerëzit e ndershëm që aq shumë i lanë në hije…për të varfërit që gjithmonë i mbajtën poshtë kepucës së tyre!

E dinë në çfarë greminë e futën këtë vënd… e dinë vështirësinë e daljes nga kjo errësirë… e dinë dhe paturpësisht e përdorin për t’ju hedhur akoma hi syve njerëzve që me shpresë dhe besim presin ndryshimin…
E dinë dhe do vazhdojne të flasin me intrigat e tyre, për aq kohë sa drejtësia do heshtë…
Sot përcollëm një njeri të mënçur, një njeri që njihte demokracinë shumë herë më shumë se ata që “ e njollosën” me epitetet që veç një injorancë e veshur me pushtet “demokrati” mund ta nxirte !

Çfarë mund të presësh…AI edhe me vdekjen mbeti “i parakohshëm”!

Lulet, lotët, akuzat bëjnë paradën e rradhës! Asgjë nuk ndryshon…
Ca njerëz içgjë, që nuk bëjnë asgjë, që vjedhin çdo gjë!

Ilir Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments