Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualiteti“Askush nuk e paraqit veten sikundër është, sepse asgjë s'ka kuptim atje...

“Askush nuk e paraqit veten sikundër është, sepse asgjë s’ka kuptim atje ku humbet arsyeja”

“Askush nuk e paraqit veten sikundër është, sepse asgjë s’ka kuptim atje ku humbet arsyeja”

“Qënia përpëlitet, trishtohet dhe ngazëllehet, kalon në ekstazë…revoltohet, bën të dhemshurin, satirizon e satirizohet, me sozinë e vet bën sa e sa sozi të tjera…”

Këto mendoja sot në një tavolinë tepër mashkullore, ku secili ngrinte zërin që pavarësisht se ishte i lartë, humbte në humbëtirën e zakonshme, ”prishur”, kohët e fundit nga nje “seriozitet” i qeshur, kthyer në “humor” të pështirë!
Normal, edhe unë mes tyre, pa qënë me ta…edhe ata me mua, pa qënë si unë!
Në fund të fundit e vërteta kjo ishte… askush nuk e paraqit veten sikundër është, sepse asgjë s’ka kuptim atje ku humbet arsyeja dhe ne padashur bëjmë absurdin…
Llafet “lodhen” e sheret pushojnë…bëjnë paqe dhe secili merr me vete atë që krijoi në heshtje dhe që donte të ngelej në letër!
Kur heshtja ”fiton” më kujtohen disa pjesë nga “i mbyturi më i bukur i botës” të Markesit:

”Gratë u kujdesen për të mbyturin…
U bënë të vetëdijshme për klasin e lartë të atij njeriu…
Ai i tejkalonte përmasst e imagjinatës dhe fshehurazi e krahasonin me burrat e tyre…
Dhe burrat kishin dëshirë të hiqnin një herë e mirë nga sytë këtë të paftuar…” &j&

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments