Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAthina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë...

Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

Mediat greke njoftojnë se qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut

Pavarësisht opinioneve të shkruara e interpretuara në Media, Greqia e tregoi edhe një herë se është një vënd përkrahës i Shqipërisë Europiane.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments