“Qiell Europe” i Natasha Lakos prezantohet në “Personalitetet ndërkombëtare të shpirtit dhe artit” në Athinë
Ishte një mbrëmje e mrekullueshme e organizuar nga “Kafeneja e Ideve” pranë Shoqërisë së Shkrimtarëve Grekë dhe në kuadër të serisë së prezantimeve të tij me temë “Personalitetet ndërkombëtare të shpirtit dhe artit”, ku u prezantua poetja dhe gazetarja me famë ndërkombëtare, NATASHA. LAKO.
Për të dhe punën e saj folën edhe Dinos Koumbatis, Petros Tserkezis, Nestor Dede, Lida Çibuku Gjati dhe botuesi Giorgos Damianos i botimeve “24 Letrat”.
Poezitë u interpretuan nga Anna Hatzimichali, Katerina Dourgouti, Mitsi Christodoulou, Vefi Redhi, Brikena Qama, Erikieta Qorlazja dhe u përshëndetën nga Presidenti i EEL Z. Kostas Karoussos dhe djali i regjisorit të nderuar dhe të shquar Joni Shan. Aktiviteti u mbyll me muzikë të Jani Kacit në piano dhe këngëtareve Teuta Pango, Mirela Kaci, Kosta Romanti dhe George Vassos.
@NewsIn.Al