KreuAktualitetiBatalioni komunist "Perlat Rexhepi" vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin. 80 vjet...

Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin. 80 vjet nga ngjarja.

Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin. 80 vjet nga ngjarja.

Më 16 korrik 1944 Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve”. Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:

“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.

Nga Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit