Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBelgjikë – Qëllohet për vdekje me armë zjarri taksisti shqiptar

Belgjikë – Qëllohet për vdekje me armë zjarri taksisti shqiptar

Belgjikë – Qëllohet për vdekje me armë zjarri taksisti shqiptar…

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit.

Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments