KreuAktualitetiBerisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në!...

Berisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në! Edhe Hysen Kadia

Berisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në! Edhe Hysen Kadia

Sali Berisha reagoi sot për herë të parë lidhur me takimin që Ervin Salianji zhvilloi dje në zemër të Tiranës më demokratë të shumtë.

Kreu i PD-së, nuk pranon se në takimin e Salianjit kishin shkuar anëtarë dhe ithtarë të hershëm të Partisë Demokratike.
Asnjë demokrat nuk ishte aty. T’u themi të vërtetën. Ata që ishin dhe ata që dolën janë prej kohësh të ndarë nga PD, ose nuk kanë qenë kurrë në PD. Asnjë demokrat nuk ishte në mënyrë absolute që ndjek PD-në“,- tha Berisha.
Pas Salianjit, duket se Berisha do të përjashtojë nga PD-ja edhe Hysen Kadinë, më të votuarin e Primareve në Qarkun Tiranë. Arsyeja? Sepse mori pjesë në takimin e djeshëm të ish-deputetit demokrat.
Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD-në. Nuk janë kritika ato. Ata kanë veprime konkrete kundër Partisë Demokratike”

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit